Flash

Video/ Furtunë tek Skënderbeu, kundër Kamzës humbja e katërt radhazi

Lapsi.al 21 December 2018
Video/ Furtunë tek Skënderbeu, kundër Kamzës humbja e

Nuk mund të fshihet më. Tek Skënderbeu ka dicka që nuk shkon. Ndoshta mendja tek CAS ku ndonjë informacion më tepër mund të ketë prishur punë, ose situata të ndërlikuara brenda klubit, pa përfshirjen e trajnerit në raportet me skuadrën, kanë futur në telashe bardhekuqtë. Rreziku që mbi klubin të përplaset një furtunë e vërtetë është evident.

Kriza e plotë e Skënderbeut konfirmohet në Kamëz, aty ku vendi i parafundit i renditjes i shkaktoi humbjen e katërt radhazi dhe ndeshjen e pestë pa fitore. Për kampionët janë kohë të errëta, që konfirmimi në pankinë i Orges Shehit pas dorëheqjes nuk mund ti zgjidhë. Në një ndeshje ku korçarët duhet të tregonin dëshirën për të kapërcyer momentin, prezantimi është i vakët me pak raste, edhe pse në pjesën e parë shanset më të mira, përpara se të shkonin në disavantazh në dhomat e zhveshjes, i kishin pikërisht të besuarit e Shehit.

Fukui nuk festoi për respect të ish-skuadrës, por dëmin e shkaktoi njësoj. Sigurisht nuk është faji i japonezit, që askush nga bardhekuqtë nuk luan si 5 javë më parë. Skënderbeu nuk funksionin i gjithi, duke dhënë idenë madje se skuadra më kualitative është Kamza. Rezultati i munguar bën nervoz korcarët, që mallksojnë dhjetorin, që i tjetërsoi nga një skuadër potenciale për fitimin e titullit, në një që me një renditje të pesë javëve të fundit do të ishte e fundit, edhe ndaj Kastriotit. Tani edhe zona Europiane rrezikon të bëhet mirazh, ndërsa Kamza me 15 pikë nis të besojë. Ernest Gjoka i shton një tjetër tre pikësh llogarisë së tij, me dy fitore e një barazim në 5 ndeshje dhe parakalimi i Tiranës është sinjali i qartë që vjen nga Kamza.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI