Neymar nuk do të luaj në ndeshjen e fundit të vitit kundër Nantes, të shtunën në Parc des Princes. I lënë pushim kundër Orleans në Kupën e Ligës (1-2), braziliani u kthye në shtëpi në Brazil, me lejen Thomas Tuchel të paktën deri sa të shërohet, pas dëmtimit të aduktorit në takimin kundër Bordeaux.
"Neymar është dëmtuar. Ai luajti për ne kundër Crvena Zvezda. Ishte një rrezik, por duhej ta merrnim, jemi të lumtur që gjërat nuk u përkeqësuan. Ai do gjithmonë të luajë, Orleans, Nantes ... Në këto kushte nuk duhet të rrezikojmë dhe duhet të qëndrojmë të qetë. Ishte vendimi im për ta lejuar të kthehetjnë Brazil", tha Tuchel në një konferencë shtypi.