Flash

Tabaku përplaset ashpër me Veliajn: Dasmën nuk ma bëri mamaja me kursimet

Lapsi.al 21 December 2018
Tabaku përplaset ashpër me Veliajn: Dasmën nuk ma bëri

Përplasje e fortë në distancë mes Erion Veliajt dhe Jorida Tabakut. Duket si një nxehje për fushatë, (asnjëri nuk është zyrtarizuar) por këtë të premte të dy kanë nxjerrë “armët e rënda” për të sulmuar njëri - tjetrin. I pari ishte kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që e akuzoi deputeten e PD-së dhe ish-nënkryetaren e Bashkisë Jorida Tabaku se i ka dhënë leje ndërtimi gjyshes së saj gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“E njëjta gjë për lejen e Joridës. Në këtë bashki, kjo njihet si leja e Joridës, pavarësisht se është gjyshja, pastaj babai, por në Bashkinë e Tiranës është e Joridës. Tani unë i them Joridës: Jorida ma nxirr këtë format që unë të kem dhënë një leje në Lanë.

Po si ka mundësi, që mund të kesh qenë në administratë, dhe t’i japë leje vetes së vet. Kryetari dhe nënkryetari firmosin vetë. Shkelje e ligjit të konfliktit të interesit. Kjo është dosja që të hënën do të shkojë në Prokurori dhe shpresoj që do marr përgjigje”, - shtoi Veliaj.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes demokrate. Me anë të një deklarate të shpërndarë për mediat ajo thotë se skandali “Bego” dhe aferat me qarqet kriminale dhe te drogës e kanë zënë ngushte Veliajn që ka humbur qartësinë dhe në propagandën e tij mashtruese.

“Dua të sqaroj se në atë pronë as gjyshi i ndjerë as gjyshja ime e ndjerë që ka 20 vite që nuk jeton më, as im atë dhe as unë nuk jemi pronarë. Në funksionin e nënkryetares së bashkisë unë nuk kam pasur në portofol dhënien e lejeve të ndërtimit dhe as nuk kam dhënë leje ndërtimi, as për familjen time dhe as për qytetarët e tjerë. Ndërtimi për të cilin Veliaj akuzon, e ka marrë lejen e ndërtimit në vitin janar 2014 ndërsa unë kam qenë deputete dhe jo nënkryetare bashkie” – shkruan Tabaku, por nuk ndalet me kaq.

“Dasma ime nuk ka qenë dhuratë e time mëje e paguar me kursimet e saj për tu kremtuar me madhështi në kalanë e Gjirokastrës. Shtëpia ime nuk kushton miliona si ajo e Kodrës së Diellit ku jeton Veliaj, as nuk është ndërtuar me paratë që nuk dihet mirë ku janë mbledhur.

Gjatë gjithë jetës sime politike nuk jam përmendur kurrë për fonde të vjedhura OJQ-sh, tendera të majmë shtetërorë apo e-maile të gënjeshtërta të dërguara në adresat e komunitetit ndërkombëtar siç ishte rasti Griseldës së Kavajës dhe mikut të Erjon Veliajt, ish-kolegut kryebashkiak Elvis Ervin Roshi” – thotë ndër të tjera Tabaku për Veliajn.

Edhe ajo lajmëron një padi për shpifje në gjykatë për Veliajn duke premtuar se paratë do ti dhurojë për familjen e Ardit Gjoklajt, të riut që humbi jetën në landfillin e Sharrës.

Veliaj i kujton Tabakut se kanë qenë shokë shkolle duke nënvizuar se “ajo do dalë dhe do shajë edhe shokët e shkollës, për të mrbrojtur vezët e Lulit”, por Tabaku i i përgjigjet: “Fatkeqësi për një ish shok shkolle që mashtrues ishte e mashtrues mbeti!” ©LAPSI.al

Të këshilluara

Si do të jetë moti për Krishtlindje

Festa e Krishtlindjes, këtë vit në territorin e Shqipërisë nuk do të jetë “e bardhë”. Sipas meteorologëve, viti 2018 do të mbyllet me një mot të qëndrueshëm, ku...

19:38

Maxhoranca rrëzon vettingun në politikë

Projekligji i shumëdebatuar mes të majtëve dhe të djathtëve është rrëzuar këtë të premte në parlament me forcën e kartonëve të shumicës së PS. Parlamenti ka vot...

18:00

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI