Flash

Studenti-Vasilit: Ke shitur shpirtin, aktori i kthehet: Rama ka të drejtë që ju quan rrugeçër

Lapsi.al 21 December 2018
Studenti-Vasilit: Ke shitur shpirtin, aktori i kthehet: Rama ka të

Aktori i njohur Laert Vasili ka patur një përplasje me studentët, ditën e djeshme, në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji.

Një nga studentët  i ka thënë Vasilit se ai ka shitur shpirtin. Kjo gjë e ka revoltuar aktorin, i cili ka kërkuar që studenti ta kthejë menjëherë mbrapsht fjalën e thënë.

Më tej një tjetër student e ka cilësuar si të ngjashëm me Edi Ramën. Ky koment e ka bërë aktorin, që të shpërthejë krejtësisht, duke i quajtur studentër rrugeçër.

Debati mes aktorit Laert Vasili dhe studentëve:

Studenti: Dukesh si një engjëll që ke shitur shpirtin.

Vasili: Nuk më ka akuzuar njeri mua që kam shitur shpirtin. Po kështu edhe ky këtu përkrah meje. Tani ka të drejtë kryeministri kur thotë se ju jeni ca rrugeçër. Këtë nuk e toleroj.

Studenti: Dukesh si Edi Rama.

Vasili: Nuk jam legen partiak.

Studentët: Turp! Turp!

Vasili: Nëse vazhdojnë kështu ka edhe ligj, sepse janë në moshë madhore.

https://www.youtube.com/watch?v=_iwAjWq3OTc

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI