Flash

Skandali në parlament/ Si po i falen miliona taksa super të pasurve

Lapsi.al 21 December 2018
Skandali në parlament/ Si po i falen miliona taksa super të pasurve

Të enjten në mbrëmje në parlament është vulosur një nga grabitjet më të mëdha të shqiptarëve.

Shumica socialiste ka votuar unanimisht për të zbritur tatimin e dividentit që ndajnë aksionerët e një kompanie, nga 15/%, në 8% për më të kamurit e këtij vendi.

Dhe këtë dhuratë nuk e ka bërë për vitet që vijnë, çka edhe nëse do të ishte imorale, nuk do të përbënte ligjërisht një krim.

Por, e ka bërë edhe për vitet e mëparshme, duke kryer krimin e shfuqizimit me efekt prapaveprues të një takse dhe duke vendosur një pabarazi skandaloze mes atyre që kanë ndarë dividend në vitet 2015, 2016, 2017 dhe atyre që nuk e kanë ndarë atë (Lind pyetja, a mos duhet të kthejnë kusurin e parave për ata që kanë paguar tatim mbi dividentin 15% në këtë perudhë).

Po kjo vjedhje skandaloze, të cilën kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili (shiko videon poshte), e konsideroi si një “ndarje parash mes Ramës dhe oligarkëve para festive”, nuk mbaron këtu.  

Si një krim i dhunshëm, ai nuk pyet për dëmet kolaterale, shkeljet e ligjit dhe procedurat që përdhos.

Sepse socialistët, pra të majtët që erdhën në pushtet me premtimin për të zvogëluar pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve të këtij vendi, e kishin votuar që në 3 dhjetor përgjysmimin e tatimit mbi dividentin.

Por, këtë të enjte presidenti Meta e ktheu ligjin mbrapsht duke nënvizuar shkeljet e tij kushtetuese.

Dhe çfarë bënë deputetët e Rilindjes që janë shndërruar në shërbëtorë të oligarkëve?

Nëpërkëmbën çdo procedurë.

Sepse një ligj i kthyer nga presidenti me regullore fillimisht i dërgohet komisionit përkatës, në këtë rast atij të ekonomisë, i kryesuar nga “jakobini i pakorruptueshëm” Erion Braçe. Po sipas rregullores, ky komision është i detyruar të hartojë një raport 48 orë përpara se ligji të rishqyrtohet në seancë. Ai është i obliguar që gjatë shqyrtimit të thërresë për dëgjim edhe përfaqësuesit e presidencës që e kanë kundërshtuar ligjin.

Andi Bushati: Taksat që Rama po i fal oligarkëve

Po çfarë ndodhi dje?

Brenda ditës (më saktë në 16 30) “jakobini i pakorruptueshëm” e mblodhi në një zgëqe komisionin, pa lajmëruar opozitën, pa thirrur juristët e presidencës dhe pa përfillur afatin 48 orësh.

Ai vendosi rrëzimin e dekretit të presidentit. Në ora 20 00 Taulant Balla e depozitoi ligjin në sekretarinë e kuvendit që normalisht nuk ishte më në orar zyrtar. Dhe në ora 22 00 të natës të së enjtes delet e Edi Ramës ngritën duart për herë të dytë për të ulur dividentin nga 15% në 8% duke i falur miliona euro një grushti oligarkësh.

Pyetja është: Pse ky ligj amoral nga një qeveri e majtë që bën sikur nuk ka para për studentët dhe banorët e Astirit? Dhe mbi të gjitha pse ky nxitim dhe kjo shkelje e çdo procedure? Mos vallë për të ndarë paratë e atij 7% tatim mbi dividentin që u falet oligarkëve? Mos ndoshta Petrit Vasili ka të drejtë kur ftet për shpërndarjet e pakove para vitit të ri?    

©Lapsi.al

[embed]https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1126350530860795/?t=11[/embed]

 

 

Të këshilluara

A po kërkon Rama të presë kokat e FRESSH?

Lajmet që u shpërndanë pak ditë më parë në media për dorëheqjen e kreut të FRESSH, Eljo Hysko, nuk rezultuan të kenë qenë aq pa bazë. Megjithëse vetë i interesu...

16:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI