Flash

Shqipëria: 39% e tregut të punës është informal

Lapsi.al 21 December 2018
Shqipëria: 39% e tregut të punës është informal

Shqipëria është një prej vendeve me informalitetin më të lartë në tregun e punës. 39% e tregut është informal. Vendi që mban rekordin në rajon për informalitet në treg është Kosova, me 81%. Turqia gjihashtu ka një shkallë tepër të lartë informaliteti, plot 75%. Në Serbi puna informale llogaritet në masën 51%. Mali i Zi, njëlloj si Shqipëria ka 39% të tregut informal. Në Maqedoni dhe në Bosnje Hercegovinë puna informale është respektivisht 30 dhe 37%. Në Bullgari, i cili është vend anëtar i Bashkimit Europian, puna informale llogaritet në masën 27%.  Në Ballkan, shkallën më të ulët të informalitetit e ka Kroacia me rreth 19%.

Këto ishte një nga gjetjet e prezantuara gjatë workdshopit të organizuar nga Platforma për Punësim dhe Çështjet Sociale e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC).

Ky është një projekt që implementohet prej tre vitesh nga RCC në vendet e rajonit. Projekti është financuar nga Fondet rajonale dhe përfitues kanë qenë ministritë respektive në vendet e rajonit, shkruan revista Monitor.

Ekzistenca e ekonomisë informale dhe punësimi jo formal është identifikuar nga Komisioni Europian dhe nga agjencitë e tjera ndërkombëtare si barrierë për të mundësuar prosperitetin ekonomik në Shqipëri.

Rezultat i kësaj pune tre vjeçare ka qenë hartimi i një raporti për Shqipërinë ku identifikohen shkaktarët e punës së padeklaruar, kornizën institucionale dhe qasjen e politikave aktuale.

Raporti tregon se ekonomia informale në Shqipëri po trajtohet deri në një farë mase në Shqipëri duke luftuar evazionin fiskal dhe promovimin e përmbushjes së detyrimeve fiskale, por si ekonomia informale dhe punësimi informal nuk po trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Në fund raporti paraqet disa rekomandime kyçe për trajtimin dhe adresimin e problemeve.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI