Flash

Oliver Kahn: Ja favoritët e mi për Champions League

Lapsi.al 21 December 2018
Oliver Kahn: Ja favoritët e mi për Champions League

Në një intervistë ekskluzive për Goal dhe DAZN, ish-portieri i Bayern Munich Oliver Kahn foli për shanset e PSG në Ligën e Kampionëve. Ai e vendos klubin e kryeqytetit francez ndër favoritët e tij ndërsa u tregua i kujdesshëm për Bayern, i cili ka sfidën delikate kundër Liverpool, liderit të Premier League, në raundin e 1/8 të Champions.

"PSG është ekipi që duhet të ketë mësuar më së shumti në vitet e fundit, por për të fituar Ligën e Kampionëve, nevojitet më shumë se një skuadër prej 1.5 miliardë euro. Duhet të keni përvojën e nevojshme për të fituar këtë trofe. Lojtarët gjithashtu duhet të jenë në formën e tyre më të mirë në momente të rëndësishme. E kemi parë me Bayern e Pep Guardiola. Ata luajtën një futboll fantastik, por në gjysmëfinale gjithçka mbaroi. Nëse e kanë mësuar këtë, atëherë PSG duhet të jetë gati".

"PSG është favorit, edhe Juventus gjithashtu. Është një ekip shumë i fortë në mbrojtje me shumë lojtarë që mund t'ju vënë në telashe. Dhe ata kanë Ronaldon. Ai krijon një atmosferë të veçantë në këtë klub. Vetëm prezenca e tij i motivon lojtarët të japin maksimumin. Duhet të përmendim edhe Barcelonën. Në të kundërt, unë nuk mendoj se Real Madrid do të fitojë përsëri. Nëse fitojnë për herë të katërt me radhë, do të isha pa fjalë. Bayern provoi se ishte i aftë për gjithçka në Ligën e Kampionëve, por kjo do të varet nga ndeshja kundër Liverpool", përfundoi Kahn.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI