Flash

Milan e Chelsea ndezin merkaton me këmbimin Higuain-Morata

Lapsi.al 21 December 2018
Milan e Chelsea ndezin merkaton me këmbimin Higuain-Morata

Merkato e futbollit është gjithnjë një pjesë fantazi dhe një pjesë konkrete, por ajo që mund të sjellë një tjetër këmbim spektakolar është më shumë konkrete se fantazi. Milan dhe Chelsea po punojnë intensivisht për të realizuar këmbimin e dëshiruar prej tyre, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Gonzalo Higuain tek Milan nuk arriti asnjëherë të përshtatet, golat nuk po vijnë dhe raporti me kuqezinjtë është kompleks. Pothuaj identike është situata e Alvaro Morata tek Chelsea. U largua nga Real Madrid për të gjetur hapësirë dhe zgjodhi ofertën ekonomike më të favorshme, por jo skuadrën që i përshtatej më tepër. E mes gjithë kësaj spikat edhe faktori Sarri, që ka një adhurim për argjentinasin, të cilin e coi në rekordin e 36 golave të shënuar me Napoli.

Parametrat financiarë të Morata e Higuain janë pak a shumë të njëjtë: 9,5 Pipita e 9 spanjolli. Problemi është se Higuain është në pronësi të Juventus, i huazuar për 18 milionë tek Milan, me të drejtën e blerjes fiksuar për 36 milionë. Morata ndërkohë është blerë nga Blues 80 milionë euro. Kështu, në lojë janë tre palë dhe është e nevojshme të realizohet një këmbim huazimesh mes Morata e Higuain, me rinegociimin e të drejtës së blerjes.

Kështu, Sarri do të mirëpriste me kënaqësi Higuain, Milan do të kishte sulmuesin e preferuar, Morata, për të cilin nuk është hera e parë që provon ta sjellë në San Siro. Raportet mes Milan e Chelsea janë të mira si ato mes Milan e Juventus, që nuk e ka problem të autorizojë huazimin e Higuain nga Milan tek Chelsea. Mbetet të gjendet vetëm formula, që duket e thjeshtë, por nuk është.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI