Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mc Kresha: Përse nuk iki në emisionin e Liberta Spahiut

Lapsi.al 21 December 2018
Mc Kresha: Përse nuk iki në emisionin e Liberta Spahiut

Në shkurt të 2018-ës, e ftuar në emisionin “NIN”, moderatorja Liberta Spahiu u shpreh se këngëtari MC Kresha nuk pranon të vijë i ftuar në emisionin “Prive”. “Mc Kresha vetëm për një detaj të vogël, nuk vjen i ftuar më tek ne. Nuk e di përse, ama nuk vjen më në Prive'” – tha Liberta, duke mos zbuluar më shumë për emisionin.

Tani ishte rradha e MC Kreshës t’i kthente përgjigje! I ftuar në të njëjtin emision, reperi u pyet për arsyet përse nuk pranon të shkojë në “Prive”. Pa dhënë shumë detaje, MC Kresha tregoi se ujërat mes tyre mund të qetësohen vetëm me një telefonatë, ku Liberta të kërkojë falje.

“Ka kohë që s’të kemi parë në një intervistë në ‘Prive’, përse? – e pyet moderatori Alaudin Hamiti.

“Meqënëse tek ti ka folur Liberta, për këtë punë apo jo?” – ia preu shkurt reperi i hitit “Psikopatja Jote”.

“Ndoshta se ka kaluar shumë kohë…” – vijoi moderatori i “NIN”.

“Unë në ‘Prive’ mund të shkoj shumë lehtë. Duhet vetëm një telefonatë e Libertës: “Kresh, çka ka ndodhur, më fal, jemi shokë. Faljen e ke, gjithçka është ok, ka vetëm dashuri mes nesh. Kaq” – u përgjigj MC Kresha.

Nuk e dimë përse MC Kresha qenka mërzitur, por ai e dha zgjidhjen!

Kresha është vetëm një telefonatë larg nga “Prive”!Anabel.al

Të këshilluara

Serialet që priten të fillojnë në 2019

Për adhuruesit e serialeve, viti 2019 do të jetë shumë i begatshëm dhe shumë i dashur për të qëndruar pranë kompjuterin ose TV-së. Më poshtë mund të shikoni ...

20:40

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI