Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Loredana i rikthehet koncerteve fill pas lindjes

Lapsi.al 21 December 2018
Loredana i rikthehet koncerteve fill pas lindjes

Reperi nga Ferizaji, Mozzik dhe bashkëshortja e tij Loredana, kanë vetëm dy ditë që janë bërë prindër për herë të parë, por s’ka pushim për ta.

Çifti ka dhënë një lajm të madh për të gjithë fansat e tyre.

Me anë të një postimi në Instagram dyshja bën të ditur se pas një kohe të gjatë do të rikthehet në koncerte. 29 dhjetori do ta gjejë në skenë Loredanën dhe Mozzik-un, gati për të dhuruar spektakël.

Rikthimi do të jetë i fuqishëm pasi Loredana performon për herë të parë në Ferizaj:

“Ferizaj për herë të parë në shtëpinë time të vërtetë”, shkruan Loredana.

Ndërsa Mozzik shkruan:

“Pas pauzës të koncerteve/festivaleve po kthehemi të vazhdojmë pjesën më të bukur të muzikës..Po startojmë pikërisht nga qyteti ku jemi rritur e ku filluam çdo gjë ! Ferizaj m’ka marr malli me knu gjithë natën hite Ju pres të gjithëve jo vetëm nga ky qytet po e gjithë Kosova a po shtet tjetër!”

Me siguri Hana e vogël ju uron shumë suksese!

Të këshilluara

Serialet që priten të fillojnë në 2019

Për adhuruesit e serialeve, viti 2019 do të jetë shumë i begatshëm dhe shumë i dashur për të qëndruar pranë kompjuterin ose TV-së. Më poshtë mund të shikoni ...

20:40

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI