Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

“Ke shitur shpirtin”, Laert Vasili një aktor në kohën e gabuar

Lapsi.al 21 December 2018
“Ke shitur shpirtin”, Laert Vasili një aktor në kohën

Në studion e Artur Zhejit, e cila kohët e fundit është bërë një tokë e begatë për delirantë, konspirativistë, idhtarë teorish komplotiste dhe të marrë 360 gradësh ka rënë në sy kohët e futndit një personazh “sui generis”. Fjala është për aktorin që ndryshe nga shumë emigrantë që largohen nga Shqipëria, është rikthyer në vend për të gjetur parajsën. Laert Vasili që një student gjatë një debati të ditëve të fundit e krahasoi me një aktor që ka shitur shpirtin, po bën gjithshka për tia mbërritur synimit të tij. Natyrisht me rrugën më të shkurtër, duke i shërbyer Edi Ramës.

Një burim nga partia socialiste i tha Lapsi.al, se Laerti ka kryer një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe i ka ofruar zërin e tij impozant, aftësitë e tij aktoriale, gjenialitetin për të lëshuar me lehtësi gjithçka nga goja, në këmbim të një rikompensimi në zgjedhjet e ardhshme.

Ky konvertim i aktorit ka ardhur që pas organizimit të protestës së artistëve kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, nga e cila rezultoi se po të renditeshe kundër kolegëve dhe pro pushtetit ishte një biznes fitimprurës.

Dhe Vasili u hodh me kokë në detin e pafundmë të shërbimit.

Në studion e 360 gradë ai është shndërruar në një kasap të përhershëm të të gjithë atyre që kritikojnë qeverinë.

“E ka të drejtë Edi Rama që ju quan rrugeçër” i tha ai një studenti pasi në grup ata e akuzuan se kishte shitur shpirtin.

[embed]https://youtu.be/_iwAjWq3OTc[/embed]

“Si mund ta quani propogandë ëndrrën e Ramës për bashkim kombëtar” i tha ai kolegut, Altin Basha që ia ktheu: “O ti patriot që je zëdhënësi i qeverisë”.

[embed]https://youtu.be/dZ8UHNk7znQ[/embed]

“Si erdhe e u bëre zv ministër” i tha ai Taulant Mukës pasi ky i fundit kritikoi Ramën. Dhe menjëherë mori përgjigjen: “po ti dërgon Rama me mesazh këto që thua. Qenke militant politik”.

[embed]https://youtu.be/uwhamKxJ4K4[/embed]

Me sa duket Laert Vasili ka kuptuar një gjë. Talentin e tij për të tërhequr vëmendjen, ashtu sikurse bëri një natë në Top Show duke deklaruar se “dashuria është mishngrënëse, aspak vegjetariane dhe se ajo eshte shkembim nevoje të lëngëzuar”, nuk ka pse mos ta vërë në shërbim të politikës.

[embed]https://youtu.be/jCgHlVH2Vt4[/embed]

Dhe këtë po e bën me një zell të veçantë ku ka arritur të shkëlqejë mes një grumbulli delirantësh, konspirativistësh dhe të marrësh 360 gradësh. Por fatkeqësisht për të ndoshta është kujtuar pak si vonë të futet në shërbim. Jo sepse vendet janë zënë. Për këtë lloj profesioni pushteti ka gjithmonë nevojë.

Por, sepse kohët e fundit ka dalë në skenë një brez të rinjsh që nuk po përtojnë ti përplasin në fytyrë edhe vetë Ramës e jo më kopjeve të këqia që i vënë atij në shërbim zërin dhe gjestikulacionin.

Kjo i ndodhi edhe laert vasilin në përballjen e fundit tek Artur Zheji. Dhe kjo mund ti kushtojë dyfish se mund ta lërë edhe “pa shpirt” edhe pa post.

©Lapsi.al

Të këshilluara

A po kërkon Rama të presë kokat e FRESSH?

Lajmet që u shpërndanë pak ditë më parë në media për dorëheqjen e kreut të FRESSH, Eljo Hysko, nuk rezultuan të kenë qenë aq pa bazë. Megjithëse vetë i interesu...

16:31

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43