Flash

Edmond Spaho: Ridvan Bode përfaqëson Ramën, jo ne

Lapsi.al 21 December 2018
Edmond Spaho: Ridvan Bode përfaqëson Ramën, jo ne

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenare për të diskutuar rreth iniciativës së opozitës për Vettingun në politikë. Debati i parë i seancës ishte në lidhje me anëtarët e bordit të Bankës së Shqipërisë. Opozita ka kërkuar që kjo çështje të mos futet në rend dite.  Ata pretendojnë se mazhoranca kërkon të kapë edhe këtë institucion duke propozuar kandidatë me firmat e shumicës parlamentare.

“Ju në mënyrë autoritariste pa respektuar jo traditat, por as rregulla të rregullores e futet këtë në rendin e ditës dhe po votoni ata që doni ju edhe në emër të opozitës prandaj e kundërshtojmë”, - u shpreh kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edmond Spaho.

“Ligji e përcakton që propozimet vijnë jo nga një organ i vetëm. Këshilli është organi drejtues, e thotë kushtetuta. Kandidaturat vijnë me 28 firma. Një kandidat 28 firma për të fragmentuar grupi dhe mos ketë kontroll nga një dorë e vetme”, - shtoi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

Edmond Spaho ka deklaruar në Kuvend se Ridvan Bode, i zgjedhur mbrëmë në orët e vona si anëtar i Bordit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, nuk përfaqëson PD-në, por Edi Ramën.

Sipas Spahos, PD nuk do pranojë që mazhoranca të bëjë zgjedhje në vend të tyre.

“Ne nuk pranojmë që kandidaturat që duhe të propozojë Partia Demokratike, ti propozojë maxhoranca. Ridvan Bode nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike, por i Edi Ramës. Dje në seancë ju ngritëm këtë çështje nga kryetari i PD-së, që nuk pranojmë që përfaqësuesit që duhet të propozojmë ne në institucione ti caktoni ju. Prandaj e kundërshtojmë praktikën tuaj dhe votim që keni bërë dje dhe që doni të bëni sot. Tregoni një dokument komunikimi që keni bërë me PD-në ose me pakicën në parlament për këtë çështje”, tha ai.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ktheu menjëherë përgjigje pas kësaj.

“Të më thuash ti mua se Ridvan Bode është i imi dhe unë kam çuar Boden të kapë bashkë me Edi Ramën Bankën  e Shqipërisë është turp! Nuk mund të vijë dita që Oerd Bylykbashi t’i bëjë gjyqin Ridvan Bodes në këtë seancë. Ta thotë që ne kemi  kapur Ridvan Boden, kur Ridvan Bode ka qenë  ministër në dy qeverisje të ndryshme të PD-së, edhe në Saliun e parë dhe në Saliun e dytë. Po ashtu dhe Suela Popa është kandidaturë serioze dhe në asnjë moment nuk mund të konsiderohet si përfaqësues i PS-së.  Nuk është përfaqësuese e PS-së. Nëse ju do të kishit diçka serioze, dje ishte votimi. Nuk kishit pse të shkonit të flinin gjumë, se një opozitë që mbushi një mal dhe prodhoi dy vezë”, u shpreh ai.

 

 

Të këshilluara

Vettingu në politikē, sot votimi në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare për të votuar projektligjin e propozuar nga opozita për Vetingun e politikanëve përmes l...

09:11

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI