Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Dëshmia e re/ "Habilaj i bleu bizhuteritë, tha se mbrohej nga një person i rëndësishëm"

Lapsi.al 21 December 2018
Dëshmia e re/ "Habilaj i bleu bizhuteritë, tha se mbrohej nga

Detaje  të reja janë bërë publike nga mediat italiane, lidhur me bandën e Habialjave, ndërsa është zbardhur dëshmia e një prej blerësve të drogës që vinte nga Shqipëria, Antonio Riela.

Nga burgu, 47-vjeçari ka deklaruar para oficerëve se Moisi Habilaj mbrohej një person i rëndësishëm në vendin tonë.

Mediat italiane shkruajnë se “Antonio Riela, i lindur në Catania 47 vjet më parë, akuzohet se është një prej blerësve të drogës si dhe ka marrëdhënie të ngushta me trafikantin e drogës dhe shefin e dyshuar Moisi Habilaj, kushëririn e ish-ministrit të brendshëm shqiptar Saimir Tahiri. Riela përfundoi në burg në tetor 2017 dhe tani, pas disa muajsh, shfaqet përmbajtja e raportit të tij”. 

Ndërkohë sa u takon pyetjeve që i janë bërë lidhur me akuzat për të, ai është shprehur se nuk dëshioron të flasë, ashtu si kundër nuk pranoi as të zbulonte emrin e pronarit të një depoje në Gravina di Catania, ku ai fshehu drogën.

“Historia e Riela zbulon detajet e udhëtimit të marihuanës nga deti ose mbulimi institucional që do të kishte përfituar ky grup”, shkruajnë mediat italiane.

“Moisi (Habilaj, ed), më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur si një person i rëndësishëm në Shqipëri, ai i cili e ka lejuar që të eksportojë këto ngarkesa të mëdha të marihuanës,” ka thënë gjatë dëshmisë së tij Reila.

Më tej ai ka folur dhe për blerjen e bizhuterive nga ana e Moisiut që do të dërgoheshin në Shqipëri.

“Unë e shoqërova Moisiun tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Katania, me një kryq në një derë. Unë nuk hyra, por e di se bizhuteritë do të niseshin për në Shqipëri dhe për këtë u blenë. Ishte dhjetor i vitit 2013”, është shprehur ai.

Në përgjimet ambientale të zbardhura të Policisë Italiane Moisi Habilaj deklaron se i ka blerë bashkëshortes dhe mamasë së Saimir Tahirit nga një byzylyk që kushtojnë mbi 2000 euro, rreth 4000 euro në total. Këto dy elementë, që u kërkuan edhe në shtëpinë e ish-Ministrit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri, si lidhje mes deklaratave të Habilajve, nuk u gjetën.

Në Itali, u pyetën nga Prokuroria e Katanias pronarët e dyqanit për të cilin flisnin Habilaj dhe miku i tij Sabaudin Çelaj, se kishin blerë këto byzylykë. Kompanisë 'DONINI Jewellery' iu hapën regjistrat e faturave të prera të shitjeve për të gjetur byzylykët e pretenduar të blerë në përgjime.

“Ekzaminimi i dokumenteve të sipërpërmendur dha rezultate negative, çka do të thotë se nuk ka pasur operacione të hyrjeve në kasë në periudhën me interes për hetimin, lidhur me blerjen e dy byzylykëve nga Moisi Habilaj” - thuhej në dosjen hetimore të Prokurorisë së Katanias.

Të këshilluara

A po kërkon Rama të presë kokat e FRESSH?

Lajmet që u shpërndanë pak ditë më parë në media për dorëheqjen e kreut të FRESSH, Eljo Hysko, nuk rezultuan të kenë qenë aq pa bazë. Megjithëse vetë i interesu...

16:31

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43