Flash

Berisha thirrje: O djem rrëmbeni armët / PS kërkon përjashtimin e tij

Lapsi.al 21 December 2018
Berisha thirrje: O djem rrëmbeni armët / PS kërkon

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha nga Kuvendi i Shqipërisë tha se shqiptarët do të hedhin me çdo çmim zgjedhjet e krimit, ndërsa iu drejtua socialistëve se do të vijë dita kur në sheshet e Shqipërisë do dëgjohen thirrjet: ‘O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri’. 

"Dhe prap po iu kujtoj mos vazhdoni kështu, miratoni amendamentin se iu jap fjalën se nuk do të jetë e largët dita, kur në rrugët e sheshet e Shqipërisë do ushtojnë me thirrjet: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri. Do zvarriteni rrugëve, do të zhdukeni si minj, se shqiptarët do të hedhin zgjedhjet krimin me çdo çmim ose me mënyrë të ligjshme ose dhëmbë për dhëmbë, ose pastaj do i kujtoni këto fjalë,  por do jetë vonë”, u shpreh Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas fjalimit të ish kryeministrit Berisha nga foltorja e Kuvendit. Në fjalën e tij socialisti Balla apeloi Partinë Demokratike, të distancohet nga thirrje të tilla, ndërsa kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, për të marrë masa ndaj ish-kryeministrit.

“Byroja e Kuvendit të shqyrtojë kërkesën tonë ndaj Berishës, Bashës e deputetëve të tjerë shkelës të rregullores”, tha Balla.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI