Flash

Balla akuzon Lulzim Bashën: Kumbari yt është pronar i projektit të "Unazës së Re"

Lapsi.al 21 December 2018
Balla akuzon Lulzim Bashën: Kumbari yt është pronar i projektit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi sot në Kuvend kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën se shkon në Astir me makinën e pronarit të Victoria Invest. Kjo është një prej kompanive që do të bëjë zgjerimin e “Unazës së Re”.

 “Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije,” u shpreh Balla.

Kreu i grupit të PS ka akuzuar liderin e partisë demokratike se po mundohet të bllokojë reformën në drejtësi.

 “Kjo nismë ishte përpjekje për t’i vendosur ferrën e fundit Reformës në Drejtësi. Ngrije kokën Lulëzim trego që ishte përpjekja e fundit që ti bëre për të bllokuar reformën në drejtësi.

Për sa i përket Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion, përveç thirrjeve për aplikim të prokurorit të përgjithshëm do bëhet dhe thirrja për Prokurorinë Speciale.

Nuk ka politikan të korruptuar që do iki nga politika pa u përballur me Drejtësinë. Pas 6 muajsh bojkot, u kthyet. A do na e thotë njeri pse nuk ishit për 6 muaj në Parlament.

Luli vjen me propozim që ka si qëllim propagandën me gjoja një vetting që u bëhet politikanëve. Nuk merret fare me pasurinë e familjarët të politikanëve të lidhur realisht me krimin. Strategjia jote Lulëzim ka qenë përbaltja me libër shpie ndaj kundërshtarëve të tu. Por nuk do të të sjellë kjo në pushtet. Si mund të kalonte në vetting bashkëshortja jote, kunati yt? Ne jemi gati për Vetting, dhe ne jemi të palëkundur në të. U angazhuam se Reofrma në drejtësi është Vettingu i vërtetë,” tha Balla.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI