Flash

“Balkan Insight”: 60 familje turke në Shqipëri jetojnë me frikën e ekstradimit si gylenistë

Lapsi.al 21 December 2018
“Balkan Insight”: 60 familje turke në Shqipëri

Janë rreth 60 familje turke të lidhura me Lëvizjen Gulen, të cilën Turqia e akuzon se bëri një përpjekje të dështuar nuk vitin 2016, kanë gjetur strehë në Shqipëri, por marrëdhëniet miqësore midis Ankarasë dhe Tiranës duke se po i mbajnë ata me frikë në zemër, raporton në një shkrim të saj “Balkan Insight”. Megjithëse Lëvizja Gylen e mohon përfshirjen në përpjekjen e grushtit e shtetit, qeveria turke ka nisur një spastrim kundër përkrahësve të këtij grupimi si në Turqi edhe jashtë saj.

Sipas Amnesty International, më shumë se 50 mijë njerëz të akuzuar për lidhje me Lëvizjen Gylen janë burgosur, ndërsa mbi 130 mijë nëpunës publikë janë shkarkuar pas përpjekjes së grushtit të shtetit.

Sipas të njëjtave burime, Ankaraja, duke kërkuar të rrisë fuqinë e saj në Ballkan ka krijuar lidhje të forta me Tiranën dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. Turqia ka rritur investimet e saj në vend, duke përfshirë ndërtimin e një aeroporti në qytetin jugor bregdetar të Vlorës dhe krijimin e një linje ajrore kombëtare.

“Turqia i ka bërë thirrje Tiranës të mbyllë shkollat e lidhura me Gylen, por Shqipëria deri më tani ka rezistuar", - citon Balkan Insight, një portal i lajmeve dhe analizave që fokusohet në Evropën Juglindore.

“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ne i mbajmë nën vëzhgim njerëzit që janë gjoja të lidhura me atë rrjet", - tha Rama këtë vit.

Turqia rriti presionin mbi Shqipërinë në tetor gjatë një vizite të Ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i cili i kërkoi homologut të tij shqiptar të mos mbante ata që ai e quajti terroristë nga Turqia.

“Shqipëria është e dyzuar midis nevojës për të mbajtur lidhje të mira me Ankaranë dhe kërkesave të BE-së për të mbështetur të drejtat e njeriut të atyre që kanë ikur nga Turqia. Që nga viti 2016, 35 shtetas turq kanë aplikuar për azil në Shqipëri, ndërkohë që disa herë më shumë se ky numër besohet se kanë gjetur strehim në vend”, - citon Balkan Insight që shton se të sapoardhurit janë të kujdesshëm ndaj marrëdhënieve të ngushta të Ramës me Turqinë.

“Në rastin më të keq, nëse rrethanat nuk do të jenë në favorin tonë, do të kërkoj azil nga një vend tjetër evropian", - tha një gazetar turk i cili qëndron në Shqipëri.

“Tirana është bërë një destinacion popullor për përkrahësit e Gylenit për shkak të kostos së ulët të jetesës, por ekonomia e dobët e vendit gjithashtu i pengon ata të hedhin rrënjë aty”, - e mbyll Balkan Insight. ©përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Si do të jetë moti për Krishtlindje

Festa e Krishtlindjes, këtë vit në territorin e Shqipërisë nuk do të jetë “e bardhë”. Sipas meteorologëve, viti 2018 do të mbyllet me një mot të qëndrueshëm, ku...

19:38

Maxhoranca rrëzon vettingun në politikë

Projekligji i shumëdebatuar mes të majtëve dhe të djathtëve është rrëzuar këtë të premte në parlament me forcën e kartonëve të shumicës së PS. Parlamenti ka vot...

18:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI