Flash

VIDEO/ Tension në Kuvend, Edi Rama qëllohet me vezë

Lapsi.al 20 December 2018
VIDEO/ Tension në Kuvend, Edi Rama qëllohet me vezë

Seanca e sotme plenare nisi me tensione dhe tone të larta. Sapo Edi Rama mori fjalën në seancë, deputeti i PD-së Endri Hasa u ngrit befasisht, shkoi drejt tij me vrap dhe e qëlloi me vezë. Garda ndërhyri menjëherë.

Hasa i thotë Ramës: "Këtë e ke për studentët." 

Një vezë raportohet se e ka goditur kryeministrin në pjesën e kravatës, ndërsa një tjetre ai ka arritur ti shmanget, siç duket edhe nga foto dhe video më poshtë. Edhe deputeti tjetër demokrat Gent Strazimiri është çuar në këmbë, por ka ndërhyrë menjëherë garda.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/WhatsApp-Video-2018-12-20-at-12.20.54-PM.mp4"][/video]

https://www.youtube.com/watch?v=K8pUY2iRXME&feature=youtu.be

Kryeministri ka kërkuar që deputeti të nxirret jashtë, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka përjashtuar nga seanca automatikisht Hasën, deputet i Elbasanit.

Por tensioni nuk ka përfunduar me ndërprerjen e seancës. Pasi janë fikur kamerat, deputetët e opozitës kanë rrethuar Ramën tek foltorja, ku mbrohej nga gardistë, dhe e qëlluan disa herë me letra. Në videon më poshtë duket se si Rama qëndron pa lëvizur gjatë 'pritës' së opozitës.

https://www.youtube.com/watch?v=THSpNQdS5bU&feature=youtu.be

Seanca e sotme dukej se do të kalonte përtej kufijve të normales që kur Lulzim Basha mori fjalën në fillim duke kërcënuar me burg gjysmën e mazhorancës qeverisëse. Ai foli me tone të larta dhe tha se opozita është rikthyer në Kuvend pas disa muajsh bojkot për studentët.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbërriti në Kuvend i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Ndërkohë, jshtë parlamentit po mbahet protesta e studentëve. Përveç këtyre të fundit, edhe Partia Demokratike ka thirrur qytetarët në protestë, duke përfshirë dhe banorët e Unazës së Re.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

A po kërkon Rama të presë kokat e FRESSH?

Lajmet që u shpërndanë pak ditë më parë në media për dorëheqjen e kreut të FRESSH, Eljo Hysko, nuk rezultuan të kenë qenë aq pa bazë. Megjithëse vetë i interesu...

16:31

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI