Flash

Trump i shkruan Vuçiç: Mbylleni marrëveshjen me Kosovën

Lapsi.al 20 December 2018
Trump i shkruan Vuçiç: Mbylleni marrëveshjen me Kosovën

Donald Trump, i ka dërgua një letër me tone sa miqësore aq edhe kërcënuese presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Në këtë letër që u publikua fillimisht në Klan Kosova flitet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi theksohet se duhet të shfrytëzohet kjo mundësi unike.

“Ju inkurajoj të dyja palëve që të arrini një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve sa më shpejt që është e mundur dhe që të përmbaheni nga veprimet që e bëjnë akoma më të vështirë arritjen e kësaj marrëveshje. Një marrëdhënie paqësore dhe produktive mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte një arritje historike për rajonin”, thuhet në këtë letër.

Por presidenti amerikan ka përdorur edhe gjuhën e forcës që ai e njeh mjaft mirë: "Do të ishte ekstremisht për keqardhje (do t’ë pendoheshit) nëse do ta humbisni këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike". thuhet në letër.

Më 14 dhjetor u bë e ditur se presidenti amerikan, Donald Trump, i dërgoi një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Në letrën e Trump ky i fundit, ndër të tjera i kërkonte presidentit kosovar dhe liderëve të tjerë që të shfrytëzojnë këtë moment unik, që të flasin me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Duket se SHBA po radhitet gjithnjë e më fort pro idesë së shkëmbimit të territoreve që e kundërshtojnë shumë vende europiane që e kanë cilësuar si një hapje të kutisë së Pandorës në Ballkan.

 

 

Letra e plotë e presidenti amerikan Donald Trump për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq:

Ishte kënaqësi të ju takoja në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë lidershipin tuaj, veçanërisht në sigurimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Derisa po futeni në fazën finale të arritjes së një marrëveshje me Kosovën që do të sjellë paqen e kërkuar që sa kohë në rajon, ju inkurajoj që ta kapni momentin dhe ta ushtroni lidershipin tuaj politik që të merrni vendimet e duhura për të balancuar interesat e të dyja vendeve.

Do të ishte ekstremisht për keqardhje (do t’i binit pishman) nëse do ta humbisni këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike.

Ju inkurajoj të dyja palëve që të arrini një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve sa më shpejt që është e mundur dhe që të përmbaheni nga veprimet që e bëjnë akoma më të vështirë arritjen e kësaj marrëveshje. Një marrëdhënie paqësore dhe produktive mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte një arritje/moment historik për rajonin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që të japin ndihmën e tyre.

Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres ju dhe Presidentin Hashim Thaçi, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.

Të këshilluara

A po kërkon Rama të presë kokat e FRESSH?

Lajmet që u shpërndanë pak ditë më parë në media për dorëheqjen e kreut të FRESSH, Eljo Hysko, nuk rezultuan të kenë qenë aq pa bazë. Megjithëse vetë i interesu...

16:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI