Flash

Trump i shkruan Vuçiç: Finalizo marrëveshjen me Kosovën, ndryshe do të bëhesh pishman...

Lapsi.al 20 December 2018
Trump i shkruan Vuçiç: Finalizo marrëveshjen me Kosovën,

Më 18 dhjetor u bë e ditur se presidenti amerikan, Donald Trump, i dërgoi një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Në letrën e Trump që mban datën e 14 dhjetorit, ky i fundit, ndër të tjera i kërkonte presidentit kosovar dhe liderëve të tjerë që të shfrytëzojnë këtë moment unik, që të flasin me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë. Një letër të ngjashme që mban po të njëjtën datë ka pranuar edhe homologu serb i Hashim Thaçit, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë letër që Klan Kosova e ka siguruar ekskluzivisht ku po ashtu flitet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi theksohet se duhet të shfrytëzohet kjo mundësi unike.

“Ju inkurajoj të dyja palëve që të arrini një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve sa më shpejt që është e mundur dhe që të përmbaheni nga veprimet që e bëjnë akoma më të vështirë arritjen e kësaj marrëveshje. Një marrëdhënie paqësore dhe produktive mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte një arritje historike për rajonin”, thuhet në këtë letër.

Letrën e plotë që presidenti amerikan Donald Trump ia ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq e gjeni më poshtë:

Ishte kënaqësi të ju takoja në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë lidershipin tuaj, veçanërisht në sigurimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Derisa po futeni në fazën finale të arritjes së një marrëveshje me Kosovën që do të sjellë paqen e kërkuar që sa kohë në rajon, ju inkurajoj që ta kapni momentin dhe ta ushtroni lidershipin tuaj politik që të merrni vendimet e duhura për të balancuar interesat e të dyja vendeve.

Do të ishte për keqardhje të madhe (do t’i binit pishman) nëse do ta humbisni këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike.

Ju inkurajoj të dyja palëve që të arrini një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve sa më shpejt që është e mundur dhe që të përmbaheni nga veprimet që e bëjnë akoma më të vështirë arritjen e kësaj marrëveshje. Një marrëdhënie paqësore dhe produktive mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte një arritje/moment historik për rajonin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që të japin ndihmën e tyre.

Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres ju dhe Presidentin Hashim Thaçi, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.

Të këshilluara

Treni del nga shinat në Fier

Në afërsi të një ure mbi “Vijën e Ngjalës” në Fier, një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat. Traseja e hekurudhës në këtë vend ka pasur edhe më parë probleme...

16:05

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI