Flash

Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodhoridis inspekton punimet dhe takon Kryeministrin: mbështetje për Dukën?

Lapsi.al 20 December 2018
Sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Theodhoridis  inspekton punimet dhe

“Është bukur të shohësh fytyrën që ka marrë stadiumi në Tiranë” – me këto fjalë Theodhor Theodhoridis ka vlerësuar punën e bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Një vizitë ajo e sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s, që vjen në një moment kyç për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në kërkim të zgjedhjes si anëtar i komitetit të UEFA-s.

Megjithatë, këtë insinuatë, Theodhoridis e anashkalon me elegancë, ashtu si vetë kreu i FSHF: “Nuk është kështu, me Dukën jam njohur shumë përpara se të futesha në UEFA – shpjegoi numri 2 i UEFA-s – kandidatët janë aq shumë sa nuk mund ti lejoj vetes takime apo mbështetje për ta. Për pozicion që kam mundohem të jemë sa më neutral në këto raste”

Edhe Duka ka qendruar në të njëjtën kolonë, duke treguar se kjo vizitë është miqësore dhe kishte si qëllim “inspektimin e punimeve në ambjentet e reja të qendrës së kombëtares dhe zyrave të FSHF-së dhe ndjekjes së zhvillimit të punimeve në Arenën Kombëtare”.

Theodhoridis është shprehur i kënaqur me zhvillimin që po merr futbolli në Shqipëri dhe nuk ka hezituar të japë sërisht mbështetjen e UEFA-s, për investime të reja. Me dy projekte të rëndësishme në zhvillim e sipër dhe investimi në stadiumin e Kukësit, Duka nuk kërkon të ndalet, i mbështetur edhe nga qeveria Europiane e futbollit që është gati të mbështesë me financime projekte të reja në infrasktrukturë…

Takimi me Kryeministrin, i sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s, ka patur qëllim për të limuar kontradiktat në lidhje me rimbursimin e TVSH për investimin e bërë, në mënyrë që punimet të kryehen në kohën e duhur dhe cështja të mos detyrohet të marrë zgjidhje përmes institucioneve të drejtësisë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI