Flash

Ramës i dështon edhe takimi tjetër, studentët braktisin sallën: Qeveria tënde s'na blen dot

Lapsi.al 20 December 2018
Ramës i dështon edhe takimi tjetër, studentët braktisin

Kryeministrit Edi Rama po i del tym nga koka. Takimet e tij fakultet më fakultet po dështojnë. Studentët jo vetëm që ia plasin në fytyrë dështimet, por i braktisin edhe sallat. Ndodhi në Kamëz, në Vlorë dje dhe sot në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës.

Pasi mori fjalën një studente, ajo akuzoi Ramën se e kishte marrë në telefon në orën 10:00 të natës, si dhe i kishte shkruar sms me një gjuhë të papërshtatshme sipas saj. Më tej studentja tha se kryeministri nuk kërkon dialog, por ka ardhur në fakultet për monolog. Ajo u largua bashkë me studentë të tjerë. Ja një pjesë e debatit mes tyre.

Studentja: Më keni marrë në telefon dje në orën 10 të darkës.

Rama: Unë i respektoj të gjithë ata që mua më shkruajnë

Studentja: Jo. S’ke çfarë më shpjegon. Ju nuk doni dialog, doni monolog me veten. Nuk na bleni dot siç keni blerë 1000 FRESSH-ista. Zërin tonë do e dëgjoni. Nuk na ulni dot. Ju nuk doni të dëgjoni, vetëm të flisni vet. Kush do të dëgjojë monolog le të rrijë këtu. Ne po largohemi.

Rama: Hajde shëndet, po kujdes edukatën, jam shumë i shqetësuar.

 

Të këshilluara

Treni del nga shinat në Fier

Në afërsi të një ure mbi “Vijën e Ngjalës” në Fier, një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat. Traseja e hekurudhës në këtë vend ka pasur edhe më parë probleme...

16:05

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI