Flash

Pyetja e studentit/ Si gënjeu Rama për paratë që ka ndërtuar vilën e Surrelit

Lapsi.al 20 December 2018
Pyetja e studentit/ Si gënjeu Rama për paratë që ka

Gjatë takimit të Vlorës studenti Andi Bërdëllima të cilin Rama e stigmatizoi se mbante një cellular në dorë, i bëri pyetjen më të thjeshtë? Po ju zoti kryeministër si e bëtë vilën e Surrelit me 2 mijë euro pagë në muaj ?

Kjo pyetje naive që e çmerriti kryeministrin nga sytë, e bëri ti shpërthejë azma që i merr frymën, mori një përgjigje të gënjeshtërt.

Unë kam qenë si shumë shqiptarë emigrantë dhe kam kursuer para nga kurbeti ishte justifikimi i Ramës.

Për sa i pasur ka qenë Rama në Paris, ku i shërbente si roje apartamenti Liri Begesë e ka treguar edhe Fatos Nano që ka rrëfyer se ishte trokë kur e mori nga kryeqyteti francez me thonj të paprerë.

Por Rama dje mbrojti versionin e pasurimit në emigracion dhe i tha studentit me kërcënim : « Aman vëlla mod dëgjo Saliun, se ne këtu në Vlorë edhe mund të theremi me njëri tjetrin, por aman Saliun jo”.

Pikërisht kjo relikë dhe alibia e gënjeshtrave të Saliut e ka shtyrë sot Berishën në parlament të bëjë bilancin e pasurisë së Ramës. Dhe ai ka nxjerrë dokumentat e ILKPD. Nga viti 2004 deri në 2009.

[embed]https://lapsi.al/2018/12/19/video-studenti-ia-plas-ne-fytyre-rames-po-ti-si-e-bere-shtepine-ne-surrel/[/embed]

Në 2004 Rama s’ka deklaruar asnje para kesh, as prona, as apartament dhe as dhurata. Po kështu edhe në 2005, 2006, 2007 ai nuk ka pasur llogari bankare. Vetëm në vitin 2008 hap llogarinë e parë tek Banka Kredins ku deklaron 40 mij leke dhe 2937 euro? Madje një vit më vonë llogaria në euro përgjysmohet.

Atëherë sërish Andi Bërdëllima nuk ka marrë përgjigje se si u ndërtua vila 270 m2 me 5 mij metra oborr në Surrel. Lekët e emigracionit nuk paskan qenë, vetëm nëse kryetari i bashkisë i ka pasur ato të fshehura nën jastëk.

Por ashtu si edhe student Andi, askush nuk ka dyshim se si është ndërtuar shtëpia e Ramës.

Lapsi.al

Të këshilluara

A po kërkon Rama të presë kokat e FRESSH?

Lajmet që u shpërndanë pak ditë më parë në media për dorëheqjen e kreut të FRESSH, Eljo Hysko, nuk rezultuan të kenë qenë aq pa bazë. Megjithëse vetë i interesu...

16:31

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI