Flash

Profesor Fuga për protestën e studentëve: Kuptojeni se e keqja është ligji për arsimin e lartë

Lapsi.al 20 December 2018
Profesor Fuga për protestën e studentëve: Kuptojeni se e keqja

 

Profesor Fuga si problematikën kryesore në Universitet sheh ligjin për arsimin e lartë duke e  cilësuar si një ligj ku mblidhen të gjithë poshtërsitë, gabimet, mashtrimet, papunësia etj. Sipas tij, studentët nuk kanë kuptuar asgjë nëse nuk shohin se problemi më i qënësishëm është pikërisht ky ligj.

Postimi i plotë i profesor Artan Fugës:

Nga vuajtës në bashkëfajtorë

----------------------------

Studentët po nuk kuptuan që e gjithë e keqja është ligji për arsimin e lartë ku mblidhen të gjitha baktacillëqet, poshtërsitë, mashtrimet, gabimet, stagnacioni, mizerabiliteti i diplomave, papunësia e të diplomuarve, korrupsioni, banaliteti, mediokriteti,

nuk kanë kuptuar asgjë !

Po asgjë fare!

Dhe që nga ky moment ata do të bëhen bashkëfajtorë me të gjithë ata që e konceptuan dhe e imponuan, dhe ata që e pranuan atë ligj!

Janë ditë që ata nga viktima do të shndërrohen në bashkëfajtorë!

Le të bërtasin sa të duan,

të rrinë në të ftohtë,

të fishkëllenjtë,

të bëjnë fjalim të bukura përballë kujtdo,

nuk vlejnë!

Do të quhen më vonë nga pasardhësit e tyre si thjesht alibira!

Alibira!

Ne nuk jemi budallenj! - tha vajza në Vlorë!

Po !

Drejt!

Por, përse po tregohen budallenj kur nuk janë, sigurisht!

do të vazhdojnë t'i tallin,

t'u marrin jetën,

t'i trajtojnë si skllevër,

t'u marrin hakun pak më vonë,

t'u thonë se kërkesat e tyre i firmosin dhe i realizojnë pikërisht ata që i kanë bërë budallenj deri tani, me mendimin e kujdestarit te "Lulëkuqe mbi mure" : Ik, ik, po prapë këtu do të vish qerrata!

Të këshilluara

PD i jep fund bojkotit, kthehet në Kuvend

Grupi parlamentar i PD-së i ëhstë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për të marrë pjesë në seancën parlamentare. Më herët, Grupi parlamentar zhvilloi një mbledh...

10:22

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI