Flash

Mc Kresha më në fund e zbulon përse nuk votoi asnjë nga këngëtarët e Këngës Magjike

Lapsi.al 20 December 2018
Mc Kresha më në fund e zbulon përse nuk votoi asnjë nga

Psikopatja jote” e riktheu këngëtarin MC Kresha në skenën e festivalit “Kënga Magjike”! Bashkëpunimi me këngëtaren Fifi, e njohur ndryshe si Filloreta Radi, u rendit denjësisht në vend të tretë dhe kënga është ndër më të klikuarat e festivalit në “Youtube”. Por gjatë votimeve, MC Kresha refuzoi të votonte kolegët, duke ia deleguar këtë detyrë koleges së tij. Në një intervistë për emisionin kosovar “NIN”, reperi u shpreh se kënga ishte e Fifit dhe nuk kishte aspak dëshirë të përballej me komentet e kolegëve.

“Nuk kam dashur të ndikojë në raportet artistike që artistët kanë mes tyre dhe që mos më dalë pastaj dikush të më thotë: “më dhe kaq pikë.” Personalisht, s’kam dashur të japë pikë. Kënga ka qenë e Fifit dhe nuk e kam parë të rrugës të votoj unë. Falenderoj Fifin që ka pranuar t’i japë votat vetë.”- vazhdoi reperi.

Dhe ja si me shumë lezet, MC Kresha hoqi nga krahët një përgjegjësi shumë të madhe, që me thënë të drejtën duket ‘makthi’ i të gjithë artistëve që marrin pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

Të këshilluara

Qeni i Kivanc, shkak për të lënë aktrimin

Kivanç Tatlitug, kohët e fundit është përfshirë në një debat me fansat përsa i përket qenit të tij. Sipas komenteve të shumta, të filluara që prej muajit gusht,...

17:04

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI