Flash

Lirohet nga burgu protestuesi i "Unazës së Re"

Lapsi.al 20 December 2018
Lirohet nga burgu protestuesi i "Unazës së Re"

Gjykata ka liruar të riun Dorian Protoduari, banor i "Unazës së Re". Pas protestës së banorëve të kësaj zone, përpara Parlamentit, i riu është arrestuar. Ai u arrestua në Spitalin e Traumës, ku ndodhej për t'i qënndruar pranë të ëmës, e cila kishte pësuar disa lëndime gjatë protestës.

Trupi gjykues ka vendosur që të lehtësojë masën e dhënë ndaj tij nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje". Në gjykatë, të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e PD-së, Klevis Balliu dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i kanë dhënë më pas edhe lajmin bashkëshortes së Protoduarit. Jashtë gjykatës së Apelit kanë qëndruar familjarë të të akuzuarit, si dhe banorë të Astirit, të cilët e kanë pritur me brohorima vendimin e gjykatës së Apelit.

Ata thërrisnin: "Fitore, fitore, fitore! Në burg Afrim Qendro.” Banorët e zonës së Astirit kanë kërkuar burgosjen e kreut të ARRSH-së, Afrim Qendros. Sipas tyre, Qendro e meriton të qëndrojnë në qeli. Prindërit e Dorianit u shprehën se do të vazhdojnë të jenë në protestë dhe se ndihen të lumtur që i biri ndodhet jashtë hekurave.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI