Flash

Lirimi i Rexhep Rrajës, reagon PD: Sistemi i drejtësisë ka rënë, po lihen të lirë përdhunuesit

Lapsi.al 20 December 2018
Lirimi i Rexhep Rrajës, reagon PD: Sistemi i drejtësisë ka

Pas lirimit nga Gjykata të djalit të deputetit socialist, i përfshirë në dosjen 'Xhisiela', ka reaguar Partia Demokratike. Përmes një deklarate PD thotë se lirimi i këtij përdhunuesi është një tjetër provë e rënies së sistemit të drejtësisë.

Vendimi për lirimin e përdhunuesit Rexhep Rraja është një tjetër provë e rënies së sistemit të drejtësisë. I biri i deputetit mafioz të Fushë Krujës është lënë i lirë jo për t’i shërbyer komunitetit, por për t’i shërbyer pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Lirimi nga burgu i djalit përdhunues të deputetit socialist tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë që kontrollon Edi Rama. Nga njëra anë, mbahen në burg qytetarët që nuk paguajnë dot dritat, nga ana tjetër, lihen të lirë ata që vjedhin votat për Edi Ramën, përdhunuesit, vrasësit dhe trafikantët e drogës.

Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin vjedh votat dhe bashkëqeveris.

Të këshilluara

Treni del nga shinat në Fier

Në afërsi të një ure mbi “Vijën e Ngjalës” në Fier, një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat. Traseja e hekurudhës në këtë vend ka pasur edhe më parë probleme...

16:05

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI