Flash

FOTO/ Pse tajlandezët u çmendën për modelen rebele nga Elbasani

Lapsi.al 20 December 2018
FOTO/ Pse tajlandezët u çmendën për modelen rebele nga

Shqipëria dhe Tajlanda mund të mos jenë takuar ndonjëherë në histori, por “Miss Albania” sapo krijoi një lidhje të fortë gjatë “Miss Universe” që u zhvillua së fundmi në vendin aziatik.

Ndjekësit tajlandezë të Trejsi Sejdinit, 18-vjeçares nga Elbasani që përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe”, e kanë pritur me flamuj shqiptarë dhe me postera dashamirës në aeroportin e tyre.

Ata e kanë quajtur madje “Nong Trej”, ose “Motra e Vogël Trej”. Rrjetet shoqërore në Tajlandë janë mbushur me faqe të hapura në mbështetje të vajzës që tajlandezët mendojnë se duhej të kishte fituar.

“Ajo duket si një person me karakter të fortë dhe të ëmbël njëkohësisht”, tha një nga mbështetësit më të zjarrtë të Miss Universe, Patty Suvanmanee. “Ajo thyen rregullat standarde. Nuk ka frikë të bëjë poza seksi, dhe as nuk shtiret si ‘vajza e mirë’ që kërkojnë shfaqjet e bukurisë. Njerëzit kanë interes për të sepse ajo është vetvetja”.

“Ajo i trajton fansat shumë mirë, i përshëndet dhe takohet me ata. Madje u flet edhe fjalë që i ka mësuar në tajlandisht. Të gjithë e duan shumë dhe ndihen të lidhur me të”,- thotë Patty. Shumë video të Sejdinit janë bërë virale në Tajlandë, në të cilat ajo thotë në gjuhën tajlandeze “Mama, jam këtu. Jam vajzë e mirë”./TCH/

Të këshilluara

Meta i kthen Ramës ligjin pro oligarkëve

Presidenti Meta me një lëvizje të forë politike i ka kthyer mbrapsh Edi Ramës, ligjin pro oligarkëve. Ai rrëzoi njërin nga ligjet e paketës fiskale për vitin...

10:58

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI