Flash

"Edhe Jezusi nuk i pëlqente të gjithëve": Aforizmat e Mourinhos për të mos u humbur

Lapsi.al 20 December 2018
"Edhe Jezusi nuk i pëlqente të gjithëve": Aforizmat e

Mund të të pëlqejë ose jo, por është e pashdiskutueshme që tekniku portugez është një komunikues i shkëlqyer. Frazat e tij shpesh e me qëllim janë futur në histori e përshkruajnë në perfeksion një personazh që në botën e futbollit është unik. Përkundrazi …Special!

Nëse do të kisha dashur një punë të lehtë, do kisha qendruar tek Porto: një karrigë e bukur blu, një Champions League, Zoti, e pas Zotit, unë.

E në fakt, nuk mund të mohoet që Josè Mourinho gjatë karrierës së tij është vënë në diskutim. Pas fitoreve të mëdha, kanë pasuar gjithnjë sfida të reja. Ndonjëherë nuk ka shkuar mirë, por sigurisht portugezi nuk zgjodhi rrugën e lehtë. Të kishte qendruar në Portugali pas Champions të parë, me shumë mundësi…do të ishte akoma trajneri i Dragoes!

Nuk jam më i miri në botë, por mendoj se askush tjetër nuk është më i mirë se unë…

Një frazë…e vjedhur nga repertori i Brian Clough, por sigurisht një nga deklaratat që më mirë e përcakton personazhin e Mourinho. Portugezi e njeh mirë vlerën e vetes dhe kjo e bën një armë të fortë kundër kritikëve e “armiqve”. Nuk është hipokrizi. Mou ndihet Special e nuk bën asgjë për ta fshehur…

Tre vjet pa fituar një Premier? Nuk besoj se do kisha ende një punë…

Kjo ndoshta është fraza profetike e tij... Deklarata i referohet shpenzimeve të mëdha të Liverpool të Benitez, që në kohën kur Special One ishte tek Chelsea nuk fitoi kurrë një kampionat. Ironi profetike, sepse i është kthyer kundër këtë herë. Kur u kuptua që edhe vitin e tretë United nuk do ta kishte fituar Premier…Mou nuk pati më një punë!

Ajo që nuk mund të bëj janë mrekullitë: unë nuk jam Merlini ose Harry Potter…

Njeriu i mrekullive? Absolutisht jo. Mourinho është tipiku i punës së fortë. Edhe pse fraza i referohet situatës tek Chelsea në kthimin e tij në Stamford Bridge. Mrekulli, në realitet, Mou ka bërë disa, por vetëm se nuk bëhet fjalë për magji.

Qenkam medioër? Respektoj opinionet e të gjithëve, edhe ato të Zeman. Më fal, por ku luan ky Zeman? Do ta kërkoj në Google…

Armiqtë... Ata që Mourinho i pëlqen aq shumë ti ketë, sa që kur nuk i ka …i kërkon. Një nga veprimet klasike të portugezit është të turpërosh kundërshtarin, ashtu si përgjigja ndaj Pietro Lo Monaco, në kohët e Inter, pas një ndeshje me Catania: “Lo Monaco? Unë njoh atë të Tibet, Montecarlos, Bayern Monaco, e Cmimin e Madh të Monaco… “. Me pak fjalë të gjithë vec atij të duhurit!

Vetëm një në 21 nuk donte të më jepnin cmimin honoris causa, por është normale, edhe Jezùsi nuk i pëlqente të gjithëve.

Një batutë humori, e pronuncuar pasi ka marrë cmimin honoris causa: gjithnjë përmbi të tjerët, me besim të plotë për vlerën e tij. E nuk ka për të qenë një shkarkim më shumë nga puna …që ta bëjë të ndryshojë ide!

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI