Flash

Dëshpërohen Chelsea e United, Alex Sandro firmos deri në 2023

Lapsi.al 20 December 2018
Dëshpërohen Chelsea e United, Alex Sandro firmos deri në 2023

Juventus e Alex Sandro do të vazhdojnë së bashku për një kohë të gjatë. Mbrojtësi i majtë brazilian që i pëlqen aq shumë gjigantëve të Premier League, Chelsea e Manchester United mbi të gjitha, ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me bardhezinjtë deri në 2023. lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kampion i Italisë në faqen zyrtare.

"Tifozët mund të jenë të sigurtë se kanë një lojtar që do të japë gjithnjë 100% për të arritur fitoren - shkruan Juventus.com - Me këto fjalë në 2015, Lobo Silva Alex Sandro prezantohej përpara tifozv bardhezinj. E sot, ditë në të cilën njoftojmë me kënaqësi që raporti ynë do të vazhdojë deri në 2023, mund të themi se fjalët e tij ishte profetike.

Kampioni brazilian u shndërrua, ndeshje pas ndeshje, një nga elementët më të rëndësishëm të një skuadre që ka fituar shumë: për saktësi, së bashku me të, janë fituar tre kampionate e tre Kupa Italie.

Në gjithë këto arritje prezenca e tij ishte konstante, precize, intensive, kualitative: në total janë 134 prezenca për Juventus, me 9 gola të shënuar. Alex Sandro është mbrojtësi i Juventus që ka luajtur më shumë ndeshje në të gjitha kompeticionet e mbrojtësi që ka dhënë më shumë asist (18), ndërsa është lojtari bardhezi që ka dhuruar më shumë krosime (127).

Fuqi, kontroll, teknik prej braziliani e vizion loje… për Juventus: Alex Sandro është lojtari që ka rikuperuar më shumë topa tek bardhezinjtë (724) e është i dyti për driblime të arritura (220), vetëm pas Dybala.

Që kur luan në Serie A është mbrojtësi në përgjithësi që ka dhënë më shumë asist fitues (13) e është mbrojtësi që ka nxjerrë më shumë në pozicion goditje një shok të skuadrës (142, 23 vetëm në sezonin aktual).

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI