Tottenham i kthen reston Arsenal, për humbjen në kampionat dhe e eleminon nga Carabao Cup, duke iu bashkuar Chelsea në gjysëmfinale të EFL Cup, që nga ana e tyre kishin mposhtur Bournemouth. Në derbin e Londrës, Spurs kalojnë 2-0 në Emirates me golat e Son (20’) e Alli (59’), ndërkohë që Blutë e Sarri gjejnë rrugën e fitores vetëm në fund me një veprim inteligjent të Hazard, që zhbllokoi një ndeshje të dominuar, vetëm në minutën e 84’. Tottenham e Chelsea kompletojnë katër gjysëmfinalistet e kompeticionit, duke iu bashkuar kështu Manchester City e Burton Albion.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/WycxBleRqOwy5rZkKeH9_19_1972e8c2e2839fdc0c5a210800c3b200_video_720p_converted.mp4
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/GdoPcaUmv6BuQMhhm3j5_19_b7b4b6c3a39e103886cd76b98c1689e0_video_720p_converted.mp4
England - EFL Cup
Arsenal 0 - 2 Tottenham Hotspur
Chelsea 1 - 0 AFC Bournemouth