Flash

(VIDEO) Studenti ia plas në fytyrë Ramës: Po ti si e bëre shtëpinë në Surrel?

Lapsi.al 19 December 2018
(VIDEO) Studenti ia plas në fytyrë Ramës: Po ti si e bëre

Pasi Rama pyeti një student se si e kishte blere iPhone kur pretendonte se ishte i varfër, ky i fundit ia ktheu troç: Po ti si e bëre shtëpinë në Surrel?

I riu renditi disa problematika me të cilën përballen qytetarët e këtij vendi, sikurse theksoi se ai është me mesatare të lartë, por shpresa e tij dhe sivllezërve të tij studentë është vrarë nga kjo qeveri.

Sapo Rama mori fjalën, ai iu kthye studentit, ndërsa i tha se nuk mund ta krahason me të tjerët. “Ti mua më merr të keqen që më krahason me të tjerët”, tha Rama, i cili shtoi se i riu nuk duhet të bazohet në akuzat, e paqëna sipas tij, të opozitës.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/WhatsApp-Video-2018-12-19-at-12.39.02-PM.mp4"][/video]

DEBATI

Studenti: Do shfuqizoj direkt ligjin për arsimin e lartë. Vijoj një degë që se dua, e kam mesataren 9.1, motra ime po ashtu. Paguajmë nga 200 mijë lekë për libra, prindërit i kam pa punë, s’marrim asnjë subvencion asgjë. Kur vini thoni do bëjmë këtë e atë, kur dilni asgjë s’marrim vesh. Vijnë studentët këtu dhe i quani komunistë. Edhe unë do dilja me shpirt me ta, po thash t’ju flas një herë. Po na e vrisni. Po na e vrisni shpresën. E vërtetë është që ai tjetri të vriste në Bulevard, por ju po na vrisni shpresën.

Rama: Do më dëgjosh apo do dalësh?

Studenti: Kryeministri është më i fortë është në opozitë, kur flasim ne s’ka duartrokitje, kur flet ai ne. Më mirë të pastrosh hale jashtë, dhe t’i japësh taksë, diku që të respekton. Të gjithë e dinë ku nuk është shrek. Po bëni diçka të na përmirësoje jetën. Ishte motra pjesë e komiteti i Helsinkit. Një nga FRESH këtu më premtoi se do më fuste punë në bashki, nuk e di kryetari, më mori kartën e identitetit për të më anëtarësuar, jeni bërë shumë bajat, nuk durohet më mor vëlla, nuk durohet më.

Rama: Ku e dëgjove që ju quajta komunistë. Unë thashë në ’90 kërkuam kapitalizëm. Nëse më thua se Vlora ishte siç ishte para 5 vitesh, nëse thua se ka radhë në OSHEE e ke gabim, se faturën mund ta paguash nga telefoni. Okulistin shko në Gjermani dhe shihe a ka radhë apo jo. Në të gjitha sistemet spitalore të Europës shko e shihe a ka radhë. Nuk po bëj justifikim. Në Gjermani i jep shtetit 45% të asaj që fiton. Këtu i paguan shtetit 5% të asaj që fiton. E kuptoj që është shumë seksi kur thua që jeni të gjithë njësoj, por mua më merr të keqen kur thua se jam si ata, se po të isha si ata do haje një plumb në kokërr të ballit, dhe nëse unë do isha si ata universiteti nuk do ishte njësoj si sot.

Rama: Në varfërinë që je.. si e bleve iphone.

Studenti: E fitova në një konkurs të një organizate.. se me tha edhe motra mos e nxirr.

Rama: Qetësohu hë të keqen vëllai, e kuptoj që është dita jote kjo.

Studenti: Për shpinë në Surrel, si e bëtë, meqë keni deklaruar se punoni dhe merrni 2 mijë euro. Unë e justifikoj timen, po e justifikoni ju tuajat.

Rama: Si e paguan atë? Mirë e keni fituar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI