Flash

(VIDEO) Shikoni se ç'iu premtonte Rama studentëve në 2013

Lapsi.al 19 December 2018
(VIDEO) Shikoni se ç'iu premtonte Rama studentëve në 2013

Kur sot është përballë një prej situatave më të rënda të mandatit të tij të dytë me arsimin, Edi Rama 5 vite e gjysëm më parë, në fushatën e vitit 2013 premtonte zgjidhje për arsimin e lartë.

Mes shumë premtimeve, Rama kërkoi edhe votën e studentëve duke theksuar se, ata kanë çdo arsye për të votuar, nëse duan të mos jenë të papunë pas përfundimit të studimeve të larta.

"Një student ka arsye që të shkojë të votojë në mënyrë që jeta pas universitetit të mos jetë rreshtim në kolonën e pafundme të të papunëve" - shprehej Rama në një spot elektoral.

Situata sot është krejt ndryshe. Prej 15 ditësh arsimi i lartë në vend është paralizuar. Studentët kanë parashtruar 8 kërkesa dhe kërkojnë plotësimin e tyre të menjëhershëm. Rama i përgjigjet me "Po" në çdo medium, por thekson se duhet dialog.

©Lapsi.al 

[video width="848" height="400" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/WhatsApp-Video-2018-12-19-at-10.16.45-AM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI