Bayern Munich kishte nevojë për një fitore, për të mos humbur më tepër terren ndaj Borussia Dortmund, për misioni për bavarezët nuk ishte i thjeshtë, duke qenë se përballë ishte RasenBall Lepzig. E në fakt, kur gjithcka po shkonte drejt barazimit vendosi eksperienca e Franck Ribery, shtatë minuta nga fundi, me skuadrat që e mbyllën sfidën me 10 lojtarë.
Ka mbetur vetëm një ndeshje deri në fund të gjysmës së parë të Bundesligës e Dortmund e ka siguruar titullin kampion dimri, por me golin e Ribery Bayern Munich afrohet në 6 pikë diferencë dhe mban larg një rival të rrezikshëm si RasenBall Leipzig.
Dominimi i Bayern në pjesën e parë nuk solli avantazhin e shpresuar, me portierin Peter Gulaski që ndaloi cdo tentativë deri në minutën e
83-të, kur Ribery coroditi mbrojtjen, duke shënuar golin e fitores. Në minutat shtesë u kishte kohë edhe për kartonat e kuq, për Stefan Ilsanker dhe Renato Sanches.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/GiBAnvj2XbZj3Ms2smWh_19_e22f06f2c2699fc1f5a5408bb92825ef_video_720p_converted.mp4
Germany - Bundesliga
Schalke 04 1 - 2 Bayer Leverkusen
Mainz 05 2 - 2 Eintracht Frankfurt
FC Bayern München 1 - 0 RasenBallsport Leipzig
Freiburg 1 - 1 Hannover 96
Werder Bremen 1 - 1 Hoffenheim