Flash

VIDEO/ Plas debati në Britani, kreu i opozitës i tha kryeministres: “Grua budallaqe!”

Lapsi.al 19 December 2018
VIDEO/ Plas debati në Britani, kreu i opozitës i tha kryeministres:

Britania është përfshirë ditët e fundit në një debat të fortë në qendër të të cilit është vënë lideri i laburistëve të majtë në opozitë Jeremy Corbyn. Shkak është bërë një batutë nën zë e tij në sallë ndërsa po fliste kryeministrja Thereza May. Disa shkruan se ai e kishte quajtur atë një “grua budallaqe”.

Vetë Corbyn e ka mohuar këtë akuzë, pasi kundër tij ishin të shumtë nga partia konservatore që thanë se ai duhet të kërkojë falje. Corbyn tha se nuk ka thënë “grua budallaqe” (stupid woman), por “njerëz budallenj” (stupid people). Pamjet televizive (video më poshtë) janë komentuar në mënyra të ndryshme. Drejtuesi i seancës tha se nuk e ka parë këtë moment. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI