Flash

"Turp turp", shikoni si u prit Rama në Vlorë (VIDEO)

Lapsi.al 19 December 2018
"Turp turp", shikoni si u prit Rama në Vlorë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama shkoi në Vlorë, pasi në Tiranë prej 15 ditësh studentët nuk pranojnë të dialogojnë. Rama po diskuton me studentët në Vlorë në Universitetin “Ismail Qemali”.

Por, ardhja e tij u prit me thirrje "Turp, turp" nga studentët e Vlorës, të cilët kanë qenë që prej fillimit pjesë e protestës së nisur 15 ditë më parë në Tiranë.

Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur atë që ai e quan dialog me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.

Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku këta të fundit ia thanë në sy shqetësimet kryeministrit. Po dje, Rama njoftoi se duke filluar nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/WhatsApp-Video-2018-12-19-at-10.52.17-AM.mp4"][/video]

https://www.youtube.com/watch?v=YNWXRrov15k&feature=youtu.be

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI