Flash

Studentja Ramës: Sëmuremi se nuk kemi ngrohje në salla

Lapsi.al 19 December 2018
Studentja Ramës: Sëmuremi se nuk kemi ngrohje në salla

Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në një takim me studentët në Universitetin e Vlorës. Menjëherë Rama ia dha fjalën një studenteje që e kishte pritur me thirrje: "Turp, turp", drejtuar tij.

"Rama: Të flasi vajza që thërriste turp, turp...Pse është turp?

Studentja: Të kuptohet diçka nga të gjithë këtu. Ne nuk kemi protestuar kot, nuk jemi budallenj. Ne nuk jemi me parti politike.

Ne mungojmë në seminare sepse sëmuremi ngaqë këtu në salla është ftohtë. Ju zotëri i keni tetë pikat të shkruara të zezë në të bardhë.

Ju mund të thoni po ose jo për kërkesat tona. Vetëm nëse i plotësoni mund të dialogojmë.

Rama: Të flasim me qetësi, nuk jemi në stadium, Flamurtari e ka ndeshjen të dielën", u shpreh Rama pasi studentët po brohorisnin në mbështetje të studentes.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI