Flash

Studenti-Ramës: Ti e trajton popullin si të jetë dele, Rama i kthehet: Je lepur para popullit

Lapsi.al 19 December 2018
Studenti-Ramës: Ti e trajton popullin si të jetë dele, Rama i

Një student i Universitetit të Vlorës e ka akuzuar kryeministrin Rama se po e trajton popullin si të jetë dele. Kryeministri i është përgjigjur menjëherë studentit duke i thënë se nuk ka të drejtë ta quajë popullin në atë mënyrë.

"Ti mund të përfundosh më keq se Lul Basha, po nuk kuptove se zotësia është te argumenti.

Unë Lul Bashës i dhashë mundësinë që të jetë lider, por nuk është lider. Ti ndryshon nga Lul Basha se ti erdhe në kohë këtu, por mund të përfundosh më keq se ai. Jeta është e gjatë, ti do të jetosh më gjatë se unë. Kur të vij ndonjë tjetër e t’ia bësh këto karshillëqe, do e shohësh se çfarë do të ndodhi. Unë jam këtu për ty. Mos mendo se populli është dele dhe se ti je më i zgjuar se populli. Nqs ti mendon se populli është dele, ti nuk je ujk, por lepur para popullit.

Në diktaturë ti do ishe në minierë sot. A e di se çfarë është diktatura?", iu përgjigj Rama studentit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI