Flash

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë pretendimet e Turqisë për Gylen

Lapsi.al 19 December 2018
Shtëpia e Bardhë hedh poshtë pretendimet e Turqisë për

Shtëpia e Bardhë mohoi pretendimin e Turqisë se Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e ekstradimit të klerikut mysliman Fethullah Gylen që jeton në Shtetet e Bashkuara.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se “gjatë takimit me Presidentin turk Erdogan në samitin ekonomik të G-20s në Buenos Aires, presidenti Trump nuk bëri ndonjë premtim për ekstradimin e Fethullah Gylenit”.  

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çaushollu tha më parë në rrjetin televiziv CNBC se zoti Trump i kishte komunikuar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se SHBA janë “duke punuar për ekstradimin” e Gylenit dhe “njerëzve të tjerë”. 

Gyleni jeton në mërgim në Pensilvani. Turqia e akuzon atë për orkestrimin e grushtit ushtarak të shtetit kundër Presidentit Erdogan në vitin 2016, shkruan VOA.

Gyleni e mohon akuzën, por Ankaraja ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara t’a ekstradojnë atë në Turqi.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Turqia nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme që mbështesin pretendimin e saj kundër Gylenit.

Zoti Çaushollu tha se ai ka parë një hetim “të besueshëm” të FBI-së që tregon se si organizata Gylen i shmanget pagimit të taksave. Zoti Erdogan tha javën e kaluar se qeveria e tij do të fillojë të verë në shënjestër ata që financojnë operacionet e Gylenit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI