Flash

Rama sot dëboi ambasadorin e Iranit, reagon menjëherë “krahu i djathtë” i Trump

Lapsi.al 19 December 2018
Rama sot dëboi ambasadorin e Iranit, reagon menjëherë
Me një akt të fortë kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia si dhe nje zyrtar tjetër duke i akuzuar për shkelje të sigurisë kombetare. Lajmi nuk është konfirmuar ende nga autoritetet, por nuk ka munguar reagimi i SHBA-ve. Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton ka shprehur menjëherë mbështetje për kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar në qëndresën kundër terrorizmit. Në një postim në “Twitter”, Bolton shkruan se kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin iranian duke sinjalizuar liderët iranianë se nuk do të tolerohet mbështetja për terrorizmin. “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi me kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, - shkruan Bolton.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI