Flash

Pas lindjes, Loredana ndan me ndjekësit postimin

Lapsi.al 19 December 2018
Pas lindjes, Loredana ndan me ndjekësit postimin

Mozzik lajmëroi ndjekësit se ai dhe Loredana ishin bërë prindër për herë të parë. Ata tashmë kanë një vajzë të quajtur Hana. Menjëherë pas dedikimit të Mozzik dhe xhaxhait, Getinjos, nuk mund të mungonin dhe fjalët e nënës së re. Ajo ka postuar foton duke i mbajtur dorën Hanës dhe ka shkruar:

“Pra, miqtë e mi! Vajza ime Hana është këtu.. Më duhet ta pranoj se tani jam personi më i lumtur në botë. Nuk e di se cili është qëllimi juaj në jetë, por i imi ka qenë gjithnjë të formoja një familje. Kam punuar shumë përgjatë gjithë vitit, ndërsa Hana fshihej në stomakun tim dhe nuk kisha dëshirë që ju ta dinit se po përjetoja një ndjesi krejtësisht ndryshe sepse doja të fokusoheshit tek puna ime. Mendoj se gjithçka fillon me Hanën dhe do përfundojë gjithmonë me të, si gjëja më e rëndësishme që kam në jetë. Gjithmonë kam ëndërruar të kem familjen time dhe tani ëndrra m’u kthye në realitet. Faleminderit Zotit dhe të gjithë ju që më bëtë të ndihem mirë përgjatë shtatëzënisë edhe përse unë nuk tregova asgjë. Pra, dua të theksoj se 2019 do të jetë viti im! 2018 ishte vetëm një shije. Falenderoj bashkëshortin tim Mozzik, je më i miri në botë.”

Të këshilluara

Mozzik bëhet baba, shfaq vajzën e tij (Foto)

Dy këngëtarët e njohur Mozzik dhe Loredana janë bërë para pak minutash prindër për herë të parë. Ka qenë reperi i cili me anë të një postimi në Instagram me një...

17:22

Cardi B rikthehet me Offset

Reperi Offset, vazhdimisht po i lutej publikisht Cardi B që të rikthehen sëbashku. Me anë të një video, reperi tha se çdo gjë që do për Krishtlindj...

15:53

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI