Flash

Mourinho thyen heshtjen: "Manchester United është e shkuara"

Lapsi.al 19 December 2018
Mourinho thyen heshtjen: "Manchester United është e shkuara"

Ditën pas lamtumirës nga Manchester United, José Mourinho thyen heshtjen. "Kam qenë jashtëzakonisht krenar që kam mbajtur stemën e Manchester United që nga dita e parë kur arrita dhe besoj që të gjithë tifozët e United e kanë kuptuar - Ditën pas lamtumirës nga Manchester United, José Mourinho thyen heshtjen. "Kam qenë jashtëzakonisht krenar që kam mbajtur stemën e Manchester United që nga dita e parë kur arrita dhe besoj që të gjithë tifozët e United e kanë kuptuar - ka thënë portugezi në një komunikatë - Ushqej respektin më të thellë e nuk flas për ish-kolegët e mi. Gëzuar Krishtlindjen". Ndërsa, më parë, për Sky Sports News: "U mbyll. Kam një të ardhme edhe pa United".

KOMUNIKATA E MOURINHO

"Kam qenë jashtëzakonisht krenar që kam mbajtur stemën e Manchester United që nga dita e parë kur arrita dhe besoj që të gjithë tifozët e United e kanë kuptuar. Pikërisht si në rastin e klubeve të mëparshme, kam punuar me persona të mrekullueshëm e besoj se disa prej tyre do të jenë miq përjetë.

E di që të gjithë jeni në dijeni të parimeve të mia profesionale: sa herë që një kapitull mbyllet, tregoj respektin më të thellë e nuk bëj komente për ish-kolegët e mi.

Shpresoj që media të respektojë edhe vullnetin tim e të më lejojë të jetoj një jetë normale deri në momentin në të cilin do të vendos të kthehem në futboll. Gëzuar Krishtlindjen."

DEKLARATA PËR SKY SPORT NEWS

Aktualisht në Londër bashkë me familjen, Special One është intervistuar nga 'Sky Sports News'. "U mbyll. Manchester United ka një të ardhme pa mua e unë një të ardhme pa United. Nuk kam ndryshuar, nuk flas për sa ndodhi në klub. Persë duhet të ndaj tani edhe ndjesitë e mia me tifozët? Isha kritik ndaj atyre trajnerëve që flisnin për detaje për atë që ndodhi dhe se i kujt ishte faji. Unë nuk jam mes tyre".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI