Flash

Me doktoraturë plagjaturë edhe Taulant Balla

Lapsi.al 19 December 2018
Me doktoraturë plagjaturë edhe Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kopjuar tekstin doktoraturës së tij. Studiuesi Taulant Muka publikoi detaje në studion e Ora News, duke theksuar se Balla e ka mbrojtur doktoraturën si "ekselent".

Muka: Ky sistem 28 vjeçar i politikës shqiptare nuk e do vettingun në arsim. Unë po them një rast, që më vjen nga Alfonc Rakaj, i diplomuar në King's College Londer dhe që zbulon plagjiaturën e Taulant Ballës. Më shkruan; jam nxitur nga dëshira për të parë meritokraci në këtë vend. Zt. Balla si figurë publike tregon qe është diplomuar me Summa Cum Laude (titull ekselence), gjë që menjëherë ngre dyshime. Rezultati i kërkimi siç shihet, është plagjiaturë.

Kjo jo për faktin se është z. Balla, por për pozitën e tij, qe mes te tjerash është edhe Kryetar i Grupit Negociator të Kuvendit ne Parlamentin Evropian.

Pra, zt Balla na përfaqëson në Parlamentin Evropian. Këtu janë 4 foto që është hyrja e doktoraturës së zt.Balla që është kopje 100% e materialit dhe është kopjuar nga një libër mbi politikbërjen e BE-së. Libri është botuar në 2009, zt Balla e ka mbaruar doktoraturën në Rumani në 2015. Janë të gjitha materiale të kopjuara shabllon. Këta persona na përfaqësojnë ne dhe këta thonë që ata persona që janë në Bulevard thonë t'i fusim në burg. Nëse dëgjoni zt.Braçe thoshte që t'i çojmë policinë. Ky është edhe dëm ekonomik, pasi me doktoraturë merr më shumë para.

Të këshilluara

Kartat VISA dhe Mastercard nga Credins Bank

Cili është ndryshimi midis VISA dhe Mastercard? Mastercard dhe VISA nuk lëshojnë karta debiti, krediti apo të parapaguara por ofrojnë një shërbim shumë të rënd...

14:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI