Flash

Luli dhe Monika si freshistë të devotshëm

Lapsi.al 19 December 2018
Luli dhe Monika si freshistë të devotshëm
Një parodi e madhe po ndodh. Ndërkohë që studentët, gjithnjë e më të shumtë në numër, po i braktisin sallat e Ramës, PD dhe LSI kanë vendosur t'i japin fund bojkotit të Kuvendit duke iu kthyer atij në sallë. Dhe e bukura nuk përfundon këtu. Kulmi i ironisë është se ata pretendojnë se këtë “sakrificë” po e bëjnë për studentët. Në fakt protestuesit e dinë shumë mirë se çfarë duan. Të martën, një vajzë në Universitetin Bujqësor e nxorri bllof show-n e përgatitur gjoja për dialog me Ramën. Në Vlorë, skena u përsërit në përmasa shumë më të mëdha. Studentët që ishin lënë jashtë, hynë në sallë vetëm për t'i thënë kryeministrit se nuk kanë nevojë të dëgjojnë monologjet e tij nga 3- 4 orë në ditë. Ata e etiketuan atë si të padenjë për bashkëbisedim deri sa nuk plotësonte kërkesat më minimale. Ata u larguan demonstrativisht, duke lënë pas imazhin e një Rame, çehrja e të cilit ngjante si në ditët e veta më të këqija. Por ajo që po përvijohet nga bashkëbisedimi i Ramës me ata pak studentë të denjë që qëndrojnë në sallë, është edhe më e rëndë. Ata po japin raste të një varfërie therrëse. Ata po tregojnë shembuj të prindërve të tyre, që jo vetëm nuk kanë mundësi të paguajnë për shkollim, por që nuk kanë shans as të kurohen apo të zgjidhin hallet me këtë administratë. Ata po vënë theksin tek një padrejtësi që u heq çdo mundësi për të ardhmen. Ata janë të ndërgjegjshëm se të gjitha këto janë në konflikt me realitetin virtual që do të krijojë kryeministri. Prandaj, njëzëri ata bien dakord se me Edi Ramën dialogu është aq i kotë sa edhe i pamundur. Lexo më tej:

Rama i bën pyetje provokuese : « Po ti i varfri ku e bleve celularin » ? Studenti ia kthen : « Po ti si e bëre shtëpinë në Surrel »

“S’ke ardhë për psikolog ktu”, shihni përballjen e studentëve me Ramën në Vlorë (VIDEO)

Po t'i shikosh bataretë verbale të opozitës, ato janë ku e ku më të rënda. Ajo, përpos shkatërrimit të arsimit, luksit që buron nga vjedhja, e akuzon kryeministrin edhe për lidhje me krimin, për drogën, për grabitjen e zgjedhjeve, për njëmijë e një mëkate të tjera. Dhe kur bën këtë krahasim, në mendje të vjen një pyetje naive: Po pse të parët që ende nuk e kanë shpallur armik, i dalin Ramës nga salla, ndërsa të dytët e ndjekin si qingja nga pas ? Përgjigjja është e thjeshtë. Studentët janë të pastër, të çiltër, të pakalkuluar në zemërimin dhe mllefin e tyre. Ata nuk janë bërë endje pjesë e një sistemi që të ul kokën, prandaj sillen ashtu. Ndërsa PS dhe LSI, e kanë hallin tek mandatet, tek pushteti i të qenit opozitë, tek përfitimet monetare që burojnë prej tij, tek ankthi i të lënurit të skenës bosh, tek gjera banale si rroga, dietat, pagesa e celularëve dhe karburanti. Të qenit deputetë ata e shohin si status, si pjesë e kastës, si mundësi për të rikapur karrigen e kundërshtarit dhe aspak si ide apo si mision. Prandaj ata po kthehen kokulur në parlament duke bërë rolin e atyre freshistave, me të cilët Rama po mbush sallat duke i paraqitur si kundërshtarë fallco. Me rikthimin në parlament, edhe Luli edhe Monika, po kryejnë aktin suprem të një opozite fallco. Analiza/ Dy fytyrat e PD-së për fundin e bojkotit Le ta bëjnë, ndoshta është e kotë t’u kërkosh më shumë. Ndoshta është e tepërt të pretendosh të dalin nga guacka ku janë mësuar.        Le të hyjnë. Por të paktën të na kursejnë ne të tjerëve skenat heroike se po sakrifikohen për studentët. Le të futen me kokën ulur dhe sytë përmbys, duke mos u tallur me ata që po e refuzojnë me këmbëngulje bashkëbisedimin me Ramën. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse duhet rrëzuar ligji i arsimit të lartë

Këto rreshta po shkruhen në nxitim dhe rezistencë e sipër për të argumentuar pse strumbullari i problemit qëndron te ligji i arsimit të lartë dhe pse realizimi ...

23:20

Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

Historia e viteve të fundit na ka dhënë një mësim : qeveritë fillojnë e shkërmoqen, kur i del boja propagandës. Fatos Nano nuk rikuperoi më kurrë në publik, p...

10:05

Vdekja e dytë e Tanit të Topit

Të gjithë ata që e patën njohur,- mes tyre edhe unë,- e kanë të qartë se ç’do të ndodhte me themeluesin e Top Channel, nëse do ta kishte ndjekur nga banesa e fu...

01:05

Cili është lajmi i keq për Ramën

Pas pesë vjetësh arrogancë, korrupsion, kapje të shoqërisë në secilin cep, Edi Rama po përballet me një situatë të papritur dhe të panjohur për të. Ai nuk e ka ...

17:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI