Flash

Kunati i Mimi Kodhelit në krye të KLP-së, PD: Rama po kap drejtësinë

Lapsi.al 19 December 2018
Kunati i Mimi Kodhelit në krye të KLP-së, PD: Rama po kap

PD ka denoncuar emërimin e Gent Ibrahimt, në krye të KLP-së. Sipas saj, Edi Rama, me Gent Ibrahimin në krye të KLP, kërkon jo drejtësi për shqiptarët por një drejtësi në shërbim të tij.

“Me kapjen politike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edi Rama synon t’i shpëtojë drejtësisë, duke kontrolluar dhe penguar SPAK-un të bëjë atë që shqiptarët presin me padurim: burg për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar e të lidhur me krimin”,- denoncon PD.

Deklarata e plotë e PD:

“Emërimi i Gent Ibrahimit në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është prova e kapjes politike të organit të ri të qeverisjes së prokurorisë. Eksperti i qeverisë për reformën në drejtë​si dhe kunati i ish-ministres Kodheli, nuk duhet ta kishte fare vendin në KLP.

Por Genti Ibrahimi është aty si investimi politik i Edi Ramës për të kontrolluar sistemin e drejtësisë. PD ka denoncuar kohë më parë projektin e Edi Ramës për të emëruar kryetarët e dy organeve që qeverisin drejtësinë.

Emërimi i sotëm provoi se shqetësimi i Partisë Demokratike ishte i drejtë. Edi Rama nuk ka ndërmend të ndërtojë një drejtësi më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris.

Me kapjen politike të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edi Rama synon t’i shpëtojë drejtësisë, duke kontrolluar dhe penguar SPAK-un të bëjë atë që shqiptarët presin me padurim: burg për politikanët dhe zyrtarët e korruptuar e të lidhur me krimin”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI