Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Kartat VISA dhe Mastercard nga Credins Bank

Lapsi.al 19 December 2018
Kartat VISA dhe Mastercard nga Credins Bank

Cili është ndryshimi midis VISA dhe Mastercard?

Mastercard dhe VISA nuk lëshojnë karta debiti, krediti apo të parapaguara por ofrojnë një shërbim shumë të rëndësishëm për shpenzimin e parave. Këtu më poshtë do të gjeni disa këshilla nga specialistët e Credins Bank se çfarë duhet të kërkoni të kartat kur bëni zgjedhjen tuaj.

Cilat janë dallimet mes këtyre kartave?

Ka shumë pak dallime midis VISA dhe Mastercard dhe këto lidhen kryesisht me:

 Ku pranohen?

 Çfarë sigurie ofrojnë?

 Çfare avantazhesh ofrojnë?

Në vend që të mendoheni se cilën kartë duhet të zgjidhni VISA apo Mastercard, shikoni në rradhë të parë nevojat tuaja: nëse ju duhet kartë debiti apo krediti, dhe më pas kërkoni se cila kartë ju bën të kurseni para, dhe si duhet ta përdorni kartën për të pasur sa më shumë përfitime.

Çfarë përfaqësojnë VISA dhe Mastercard?

VISA dhe Mastercard janë kompani që procesojnë transaksionet që ju bëni me kartat tuaja. Në Credins kartat janë të disa llojeve: debiti, krediti, të parapaguara, dhe për disa segmente: Individë dhe Kompani. Ndonëse logot e VISA dhe Mastercard shfaqen në të gjitha kartat ju aplikoni për të marrë një kartë në Bankë. Asnjëra prej dy kompanive nuk mund t’ju japë ju kredi, t’ju hapë një llogari për kartën apo të pranojë pagesat tuaja për karta. VISA dhe Mastercard ja ofrojnë shërbimet e tyre bankës apo një institucioni tjetër financiar, dhe me pas ju merrni një kartë e cila ka logon e  Credins Bank dhe logon e VISA apo Mastercard. Është pra banka juaj që bashkëpunon me ju për  aplikimin, kushtet e kartës dhe lëshimin e saj në favorin tuaj.

Çfarë bën VISA apo Mastercard kur ju përdorni kartën?

 Kontrollojnë me Credins Bank nëse transaksioni duhet të pranohet apo të refuzohet.

 I konfirmojnë kompanisë që pranon pagesën nëse kjo pagesë mund të kryhet.

 Kryen procesin e pagesës midis bankës dhe tregtarit.

Cilën kartë duhet të zgjidhni?

Ka shumë karta në dispozicionin tuaj. Secila prej tyre ofron avantazhet dhe karakteristikat e veta. Nëse po kërkoni një kartë për shërbimet CASH atëherë duhet të shihni për një Kartë Debiti dhe avantazhet e llogarisë Rrjedhëse. Nëse po kërkoni një Kartë Krediti atëhere duhet të shihni aftësinë tuaj paguese, normën e interesit, avantazhet për shlyrjen në kohë, avantazhet për përdorimin e të tjera si këto. Nëse jeni student apo një biznes mikro atëherë zgjedhja më e mirë për ju është Karta e Parapaguar që ju ofron lehtësitë e pagesave me kartë, por dhe ju ndihmon të

mbani nën kontroll shpenzimet tuaja.

Ku mund të përdorni Mastercard apo VISA?

Të dyja kartat pranohen në mbi 20 Milion tregtare dhe mbi 150 vende të botës. Kur udhëtoni dhe doni të përdorni kartën mund të shihni se cila nga kartat ofron më shumë avantazhe në një vend të caktuar.

A ofrojnë mbrojtje për përdorim online?

VISA dhe Mastercard ofrojnë mbrojtje kur ju i përdorni kartat tuaja për blerje në Internet. Mastercard përdor skemën “SecureCode” dhe VISA “Verified by VISA” Këto skema ju lejojnë të vendosni një fjalëkalim bashkë me detajet e kartës që të keni mundësi të përfundoni transaksionin e blerjes në internet.

A kanë përfitime kartat?

Nëse ju keni nje Kartë Krediti, shumica e përfitimeve ofrohen nga Credins Bank. Megjithatë për fushata apo promovime të caktuara, Mastercard apo VISA i ofrojnë vetë përfitimet:

 Fushata aktuale e VISA Card për Dubai Shopping Festival i jep mundësi të gjithë përdoruesve të Kartës VISA në Credins Bank, Electron, Kredi apo e Parapaguar që të përfitojnë deri në 25% nëse paguajnë me kartën VISA në një rrjet të caktuar hotelesh, restorantesh, blerje apo njësi argëtimi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI