Flash

'Ju të dëgjoni, por nuk të vini veshin', njihuni me studentin vlonjat që i bëri zbor Ramës (VIDEO)

Lapsi.al 19 December 2018
'Ju të dëgjoni, por nuk të vini veshin', njihuni me

Cili është studenti vlonjat që u përball me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në Universitetin e Vlorës. ABC Neës u takua me të pas takimit.

Ky është student i cili do të mbahet mend për shprehjen: “Ju të dëgjoni, por nuk të vini veshin”.

Andi Bërdëllima, në vitin e tretë të juridikut, gjatë takimit në Universitetin e Vlorës i bëri kryeministrit Rama një historik të qeverisjes së tij.

“Duket sikur është një diferencë e vogël, por ju bëni sikur të dëgjoni, por në fakt nuk të vini veshin”– i tha ai Ramës.

Andi Bërdëllima, student: “Nuk e thashë thjesht për bujë, sa për t’u dukur, por është diçka që çdokush e ndjen, nuk ka ç’them më shumë, se do kaloja te pjesa  e partive”.

Bërdëllima foli edhe  për familjen e tij; nëna nuk merr dot takim tek okulisti, kur ndryshe nga legalizimi falas i ati kishte marrë kredi për legalizimin e shtëpisë. Ai denoncoi se një freshist i ka ofruar vend pune në bashki, nëse do të votonte në zgjedhje për PS-në.

Andi Bërdëllima, student:  “Unë i thosha mos e paguaj se kemi shpresa për legalizime falas. E paguaj këstin disa milionë dhe rreth një vit nuk erdhi fare ajo. Seç u bënë ca ndryshime, me kërkesa dhe kërcënime boshe nga ana jonë, na mori posta në telefon dhe tha që ka ardhur leja e legalizimeve”.

“Të gjitha këto bëjnë që ne të kërkojmë mundësi për të ikur nga ky vend dhe ju jeni një kryeministër që po na nxisni të ikim, me vjen turp”-tha ai.

Andi Bërdëllima, student: “Duket sikur jam kundër kryeministrit, Nuk jam fare kundër kryeministrit, madje më duket më cool nga të gjithë kryeministrat. Ai është më afër realitetit e shikon që është keq dhe e thotë, por nuk po ndryshon gjë realisht”.

Pasi Rama pyeti Bërdëllimën se si e kishte blerë iPhone kur pretendonte se ishte i varfër, ky ia ia ktheu: Po ti si e bëre shtëpinë në Surrel? /abcnews.al

Të këshilluara

Kartat VISA dhe Mastercard nga Credins Bank

Cili është ndryshimi midis VISA dhe Mastercard? Mastercard dhe VISA nuk lëshojnë karta debiti, krediti apo të parapaguara por ofrojnë një shërbim shumë të rënd...

14:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI