Flash

Investime të së ardhmes: Agnelli takon Van der Sar për De Ligt, për Isco duhen 100 milionë

Lapsi.al 19 December 2018
Investime të së ardhmes: Agnelli takon Van der Sar për De Ligt,

Juventus pasi ka krijuar stabilitet dhe potencial të skuadrës edhe në Europë, është duke u kujdesur të mos humbasë cilësi në të ardhmen, duke ideuar manovrat e merkatos. Mosha e qendrorëve difensivë e ka bërë të domosdoshme praninë e një lojtari premtues, duke përfituar edhe nga ndonjë vit me ekspertë si Chiellini apo Bonucci. Atë që bardhezinjtë shpresonin ta kishin tek Rugani, që nuk rezultoi aspak kështu, duket se kampionët e Italisë e kanë identifikuar tek Matthijs de Ligt.

Sipas Tuttosport, gjërat janë konkrete: presidenti Agnelli është takuar me drejtorin e përgjithëshëm të Ajax, Edwin van der Sar, për të folur për mbrojtësin e qendrës që ndiqet nga gjysma e Europës. Bardhezinjtë në këtë rast shpresojnë të vlejë e shkuara e Van der Sar në Torino, por edhe dëshira e shprehur e lojtarit për të luajtur me Cristiano Ronaldon.

Në anën tjetër, bardhezinjtë janë të kujdesshëm në lidhje me situatën e Isco tek Real Madrid. Sipas Corriere dello Sport, bardhezinjtë vazhdojnë të monitorojnë fantazistin që është jashtë projektit të Solari, në thyerje të mardhënieve me tifozët dhe me shumë dëshirë të ndryshojë ambjent.

Lojtari spanjoll ka një klauzolë të papërballueshme të thyerjes së kontratës prej 700 milionë euro, por duke parë situatën, presidenti Florentino Perez është gati ti ulë ndjeshëm pretendimet, duke u kënaqur me një shifër afër 100 milion, por më parë Juventus duhet të mundë konkurencën e City, Chelsea e Arsenal.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI