Flash

'E ke të lehtë se ke lekun', Alketa i tregon sakrificat komentueses

Lapsi.al 19 December 2018
'E ke të lehtë se ke lekun', Alketa i tregon sakrificat

Vetëm pak ditë më parë në finalen e spektaklit “Dance With Me”, Alketa Vejsiu ka mbajtur një monolog të sajin mbi ëndrrat.

Shumë prej komentuesve e kanë përgëzuar Alketën për fjalimin mbajtur duke e përkufizuar si frymëzues dhe që kishin nevojë t’i dëgjonin ato fjalë në këtë moment të jetës së tyre. Por në mesin e shumë komenteve pozitive, ra në sy edhe ai i një vajze e cila i shkruan se moderatorja ka pasur mundësinë ekonomike prandaj dhe i ka ndjekur dhe realizuar ëndrrat e saj dhe se pa lek nuk mund të bësh asgjë. “Po ti ke lekun mi zemër, mirë është ajo që thua, por ti e di shumë mirë që pa lek nuk mund të shkosh dhe s’mund të bësh asgjë.”- shkruan komentuesja poshtë videos së publikuar nga Alketa. Por nuk ka vonuar as përgjigjia e moderatores. Unë e kam nisur pa asnjë kacidhe. Përzieja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundësi të lahesha e të me vinte floku erë të mirë. Kam punuar 14 vjeç me plumbat që më fluturonin në majë të kokës se ishte luftë në Shqipëri. Po, po, e marrosur, i ikja mamit 14 vjeç për të shkuar në Radio. Ja kjo ishte ëndrra ime. Për këtë po flas. Paratë janë rezultat, s’mund të jenë motiv”- i përgjigjet Alketa  ndjekëses së saj .

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI