Flash

A po kërkon Rama të presë kokat e FRESSH?

Lapsi.al 19 December 2018
A po kërkon Rama të presë kokat e FRESSH?

Lajmet që u shpërndanë pak ditë më parë në media për dorëheqjen e kreut të FRESSH, Eljo Hysko, nuk rezultuan të kenë qenë aq pa bazë. Megjithëse vetë i interesuari i quajti ato “Fake news”, deklaratat e kryeministrit sot e kanë rritur shumë paqartësinë.

Nga Vlora, Rama shprehu rezerva për FRESSH, forumin e të rinjve socialistë, teksa u shpreh se “për fat të keq të partisë që e ka, ai tregoi këtë herë se nuk ekziston në universitete”.

Kjo është nga herët e pakta që Rama sulmon publikisht një zyrtar të rilindjes. Dhe kjo nuk është fare pa bazë. Të gjithë mediat e vendit raportuan në ditën që Rama do të shkonnte në emisionin e rakorduar Top Show, se mëngjesin e asaj dite ai thërriti Elio Hyskon në zyrën e tij në kryeministri. Qëllimi u mor vesh më pas: të organizojej një dialog fallco, gjasme me studentë.

Në fakt organizata rinore e bëri këtë. Ajo e mbushi studion e Alban Dudushit me freshistë, por sa hap e mbyll sytë ata u demaskuan njëri pas tjetrit ne rrjetet sociale.

Një video që nxorri bllofin e pesfishtë të Ramës (Pamjet)

FOTO/ Si u inskenua “debati” i Ramës në “Top Show” me anëtarë të FRESSH

Nga ky moment termi freshist filloi të qarkullonte me përbuzje dhe përçmim mes studentëve protestues. Një organizëm i ndërtuar sipas shkollës së fasadës së Erion Veliajt, pa rrënjë në mjediset rinore, FRESSH është bërë sot sinonimi i servilëve që duan të sigurojnë një vend pune pa u lodhur.

Vetë Rama e vuri re këtë dhe filloi përballje më të drejtpërdrejtë me studentët duke e kuptuar se mbështetja tek FRESSH vetëm do ta nxirrte zbuluar.

Dhe sot ai arriti deri aty sa shpalli publikisht dështimin e kësaj organizate politike për të depërtuar në universitete. Në vend që t'i bëhej ndihmë, ajo u shndërrua në barrë për kryeministrin. Me sa duket edhe zërat e shpërndarë për largimin e Elio Hyskos, nuk paska qenë pa gjë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI