Flash

Zyrtare/ Ikën Mourinho: e paqartë nëse është largim apo shkarkim…

Lapsi.al 18 December 2018
Zyrtare/ Ikën Mourinho: e paqartë nëse është largim apo
Çudi në Manchester: José Mourinho nuk është më trajneri i Red Devils. Lajmin e ka publikuar vetë klubi anglez, me një komunikatë të shkurtër për shtyp në faqen e tij zyrtare: "Manchester United njofton se José Mourinho është larguar nga klubi – shkruar nota zyrtare. Duam ta falenderojmë për punën e bërë në këtë periyudhë duke i uruar suksese në të ardhmen". Akoma nuk është e qartë nëse Mourinho është larguar vetë nga Manchester United si shkruan komunikata apo është shkarkuar. Në Angli, në fakt, të gjithë flasin për shkarkim për shkak të rezultateve të marra deri tani e raporteve të vështira me disa nga lojtarët, mbi të gjithë me Paul Pogba. Është e mundshme që Special One të ketë kërkuar ta bëjë publike ndarjen e vullnetshme për cështje imazhi, por në realitet bëhet fjalë për një vendim të klubit. Në komunikatën e shfaqur në faqen zyrtare të Manchester, lexohet se "një trajner i ri do të emërohet deri në fund të sezonit, ndërsa klubi do të nisë një fushatë për të seleksionuar një trajner të zgjedhur përfundimtar", që do të drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm. Mundësia më e madhe për të drejtuar Djajtë e Kuq provizorisht është Michael Carrick.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI